Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Përcillet oficeri i policisë  Empty Përcillet oficeri i policisë

Mon 25 Feb 2013 - 18:35
I jepet lamtumira e kryekomisar Dritan Lamajt. Vajza, bashkëshortja, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Kryekomisari prehet në banesën e fundit, në krah të dëshmorëve të tjerë, për një vend të sigurt.

Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrise, mbi arkivolin me trupin e kryekomisarit Dritan Lamaj u bënë homazhe, nga miq të tij, trupa policore dhe autoritetet e larta shtetërore. Lamaj është dëshmori më i ri i Atdheut.

Kryeministri Sali Berisha, pasi shprehu ngushellime per familjen Lamaj, tha se do mobilizohet çdo burim i shtetit shqiptar qe te kapen autoret e krimit.

"Ky akt kriminal, barbar do të marrë të gjithë ndëshimin e merituar ligjor. Qeveria do mobilizojë çdo burim, çdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar

Por kreu i opozites akuzon ashper Qeverine se ka tradhetuar policine. Eshte deshmia e trete uleritese,- tha Rama,- e nje domosdoshmerie per te kthyer shtetin ne krye te detyres dhe se policia po tradhetohet dhe po rrenohet dita dites.

"Jemi në një gjendje të patolerueshme, jemi në një gjendje që ka përgjegjësi, ka fajtorë dhe atyre që guxojnë dhe thonë se opozita përdor politikisht këto vrasje, ne u themi se eshte pushteti dhe politika e dështuar e pushtetit përgjegjesja kryesore për këto gjëra që po ndodhin.

Homazhe u kryen edhe nga nje pjese e mire e kabinetit qeveritar.

Pas homazheve, kreu i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi u shpreh se, “fjalet jane te teperta sot ku ne nje frekuence te papranueshme me kohen po vijme ketu e percjellim njerez qe i kane sherbyer shtetit.

Kryekomisar Dritan Lamaj u masakrua nga bresheria e automatikeve rreth ores 18.40 minuta te se dieles. Automjeti i tij u be shoshe nga plumbat. Policia qe pas vrasjes ka shoqeruar mbi 100 persona, por ende nuk nxjerre dot asnje perfundim ne lidhje me identitetin e vrasesve, pavaresisht se e ka cilesuar ekzekutimin per shkak te detyres dhe dosja eshte marre nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Ajo ka vene ne dispozicion shifren e 100 mije dollareve, per çdo person qe jep informacion te vlefshem.

Prova me e rendesishme ne duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda, mbetet regjistrimi i nje kamere të një subjekti privat në afërsi të vendit të ngjarjes, e cila ka fiksuar të gjithë skenën e krimit, por për këtë policia nuk jep asnjë informacion, duke ruajtur sekret të plotë.

Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh në Policinë e Shtetit. Ai ka punuar me pare, si oficer dhe shef krimesh ne komisariatet e kryeqytetit, ne komisariatin e Gjirokastres, si shef i Postes Kufitare te Kakavijes, si edhe nga viti 2010 deri ne nentor te 2012 kryente funksionin e shefit te komisariat numer gjashte ne Tirane. Pasi la kete detyre, ne nentor te vitit te shkuar,Lamaj kishte denoncuar ne Prokurori se kercenohej sistematikisht me jete nga disa persona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi