Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjumi i paktë dëmton shëndetin Empty Gjumi i paktë dëmton shëndetin

Wed 27 Feb 2013 - 13:32
Gjumi i paktë dëmton shëndetin F1_26gjumi1361886442
Gjumi “i varfër” mund të ketë efekte të forta tek funksionimi i brendshëm i trupit të njeriut, thonë disa studiues britanikë.

Sipas tyre, aktiviteti i qindra gjeneve alternohet kur njerëzit flenë më pak se gjashtë orë në ditë për një javë.

Në një shkrim në gazetën “PNAS”, studiuesit thonë se rezultatet e testit të tyre ndihmojnë për të treguar se si gjumi i pakët dëmton shëndetin.

Ai shkakton sëmundje zemre, diabet, obezitet dhe funksionim të dobët të trurit. Gjithsesi, se si e bën alternimin e shëndetit mungesa e gjumit mbetet e paqartë.

Kështu, studiuesit e Surrey University analizuan gjakun e 26 personave pasi ata kishin bërë një regjim të mirë gjumi, 10 orë për natë për një javë rresht dhe i krahasuan rezultatet me ato të atyre që kishin fjetur më pak se 6 orë për natë.

Mbi 700 gjene ishin alternuar nga ndryshimi. Secila përmbante udhëzimet për ndërtimin e proteinës, kështu që ato që bëheshin më aktive prodhonin më shumë proteina, duke ndryshuar metabolizmin e trupit.

Ndërkohë që ora natyrale e trupit çakordohet, disa gjene në mënyrë natyrale shtohen dhe pakësohen gjatë aktivitetit ditor, por ky efekt ngadalësohet nga mungesa e gjumit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi