Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Thu 28 Feb 2013 - 13:42
  • Meshkujt kryejnë rreth 90 për qind të krimeve në botë dhe kanë qenë ata që nisën të gjitha luftërat. Sipas një studimi të diskutueshëm, thuhet se zanafilla i ka formësuar burrat për të qenë luftëtarë

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? 4-Violence-Fist-1024x1024-150x150A janë meshkujt kaq të dhunshëm? PicMonkey-Collage-150x150A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Violence-150x150A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Violence1-150x150
Dhuna

Është e dukshme që meshkujt janë shumë më të dhunshëm se femrat. Autorët e studimit sqarojnë se burrat në lashtësi kanë qenë biologjikisht të ndërtuar për të bërë aleanca dhune kundër fqinjëve, për të shtënë në dorë femra, kjo nëpërmjet mënyrave të dhunshme apo burimeve të tjera që mund t’i bënin ata të dëshirueshëm.

Teoria e burrave si luftëtarë ngrihet jo vetëm sepse ka kuptim, por edhe sepse është bazuar në një hipotezë shkencore. Analiza e historisë është një pikë kyçe në kuptimin e problemit, se përse meshkujt janë kaq të dhunshëm, ndonëse historia i tregon meshkujt dhe femrat si të ngjashëm psikologjikisht. Të dhënat biologjike tregojnë se, burrat kanë më shumë fuqi sesa femrat në pjesët e sipërme të trupit dhe se të dyja gjinitë synojnë të sigurojnë sa më shumë burime që t’i bëjnë ata të dëshirueshëm.

Në shoqëritë primitive gjuetare, forca fizike nuk ndikonte plotësisht në mbizotërimin e meshkujve ndaj femrave, pasi këto të fundit ishin përgjegjëse për mbledhjen e ushqimit të domosdoshëm. Situata ndryshoi kur shoqëritë primitive u kthyen në shoqëri bujqësore dhe blegtorale. Fuqia trupore u dha meshkujve përparësi ndaj femrave, pasi baza ushqimore përfitohej nga kafshët dhe prodhimi i tyre. Në këtë mënyrë meshkujt u bënë siguruesit e vetëm të ushqimit, ndërsa femrat u varën ekonomikisht prej tyre.

Fuqia ekonomike i lejoi meshkujt të keqtrajtonin femrat, të tradhtonin, të merrnin përsipër tregtinë dhe institucionet politike. Pasi fituan fuqinë absolute, meshkujt nuk ishin më të gatshëm të hiqnin dorë prej saj, apo edhe ta ndanin këtë fuqi me femrat. U deshën të zhvillohen dy luftërat botërore dhe revolucionet industriale, që femrave t’u jepej përsëri një pjesë e të drejtave të tyre. Ngjarjet historike ndihmojnë për të shpjeguar se përse meshkujt janë më të dhunshëm se femrat. Meshkujt e fuqishëm luftojnë ta mbajnë fuqinë, ndërsa meshkujt e pafuqishëm ekonomikisht, ndihen të lirë që t’i marrin fuqitë në çdo lloj forme dhe mënyre, qoftë edhe me përdorim të dhunës.

Hipoteza se meshkujt janë të dhunshëm, për shkak të natyrës së tyre luftëtare, mund të kundërshtohet, duke shpjeguar personalitetin mashkullor si nxitje prej teknologjisë bujqësore, e cila e lejoi mashkullin të fuqizohej së tepërmi përgjatë historisë njerëzore. Autorët e teorisë së mashkullit si luftëtar, pretendojnë se meshkujt janë më ksenofobikë (fobia ndaj të huajve) se femrat. Sipas tyre, ky është edhe shkaku se përse të gjitha luftërat janë filluar nga meshkujt. Kjo hipotezë mund të hidhet poshtë, duke shpjeguar se fillesa e luftërave vjen si një ngjarje e pashmangshme, për shkak se meshkujt kanë në dorë qeverisjen dhe politikat e jashtme.

Autorët shpjegojnë se krahasuar me femrat, meshkujt pëlqejnë më shumë hierarkinë shoqërore, e cila dëshmon natyrën konkurruese të meshkujve. Kundërshtimi i kësaj teorie argumenton se fuqia hierarkike e meshkujve nuk vjen prej natyrës së tyre konkurruese, por si pasojë e strukturës së shoqërive patriarkale, në të cilën meshkujt fitojnë pushtet prej shtresëzimit, ndërsa femrat humbasin. Autorët vazhdojnë mbështetjen e “meshkujve luftëtarë”, duke argumentuar se shkaqet e luftërave janë zakonisht figurat femërore, pra natyra e dhunës mashkullore ka një motivim se.ksual. Ana tjetër e teoricienëve shpjegon se lidhja midis se.ksit dhe dhunës mund të burojë si pasojë se në shoqëritë patriarkale se.ksi është i pashmangshëm. Hipotezat që i cilësojnë meshkujt si luftëtarë, shpjegojnë se kjo vjen si pasojë e rrezikut të vazhdueshëm ndaj fqinjëve, kurse nga ana tjetër, antropologët kundërshtojnë, duke thënë se në shoqërinë primitive popullatat ishin shumë të shpërndara dhe kontakti ishte shumë i rrallë. Për shumë arsye teoria e meshkujve luftëtarë cilësohet si e pabazë dhe nuk pranohet me siguri.

Studimi i historisë njerëzore tregon se sapo femrat fituan fuqi ekonomike, ndaloi trajtimi i tyre si pronë e meshkujve, dhuna ndaj femrave u pakësua dhe zgjedhja e partnerit u la në dorën e vetë femrave. Nga ana tjetër, është vërtetuar se femrat që mbartnin fuqi, si për shembull Margaret Theçër dhe Kondoleza Rais, sekretarja e 66 amerikane e Shtetit, mbështesnin politikat agresive. Pra, mendohet se është pushteti ai që shkakton dhunën dhe jo gjinia. Femrat në sistemin gjyqësor japin dënime më të rrepta, sesa gjyqtarët meshkuj dhe është vërtetuar se në jetën shtëpiake femrat po kryejnë më shumë akte dhune sesa më parë. Me përmirësimin e demokracisë dhe kulturës botërore vërehet një pakësim i dhunës.

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fusha të ndryshme ka sjellë miqësimin dhe mirëkuptimin mes shteteve të mëdha dhe atyre të vogla, duke e bërë të panevojshme dhunën. Sa më i lartë të jetë niveli i qytetërimit dhe i bashkëpunimit, aq më i ulët do të jetë niveli i dhunës. Është e vërtetë se meshkujt deri më tani kanë fuqinë më të madhe në botë dhe është e kuptueshme se kjo ndikon edhe në shkallën e dhunës që ata përdorin për mbajtjen e pushtetit. Teoritë që studiojnë njerëzimin, nuk mund të mbështeten vetëm në faktorët biologjikë, por duhet të marrin parasysh edhe periudhën historike, në të cilën ndodhet individi, duke nënvijëzuar si të domosdoshëm analizimin e faktorëve ekonomikë, politikë dhe socialë.
G.Shqip
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Thu 28 Feb 2013 - 13:53
Meshkujt shqiptare jane mjaft kokekrisur,, mendoj se po te vendosen ne situata kritike 90% e meshkujve do perdornin dhunen...
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Thu 28 Feb 2013 - 20:33
Miikaaa shkruajti:Meshkujt shqiptare jane mjaft kokekrisur,, mendoj se po te vendosen ne situata kritike 90% e meshkujve do perdornin dhunen...

Avash mi avash se e dogje me kete shifren qe the A janë meshkujt kaq të dhunshëm? 2585209286

Po te dine femrat dhe po te duan mund ti zbusin edhe keta meshkujt e dhunshem (qe jane te paket Very Happy)
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Thu 28 Feb 2013 - 20:34
Jan
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Thu 28 Feb 2013 - 22:05
Mvaret se cfare shkalle te edukates dhe kultures ka ai mashkull
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Fri 1 Mar 2013 - 14:11
Ka edhe te dhunshem ka po une per vete si quaj meshkuj por kafshe keta lloje kkk njerez te pa logjikshem shkurt pa tru Very Happy ......
Sponsored content

A janë meshkujt kaq të dhunshëm? Empty Re: A janë meshkujt kaq të dhunshëm?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi