Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të takoj vajzën, por ish-gruaja nuk më lë, më thotë je i papërgjegjshëm”  Empty “Dua të takoj vajzën, por ish-gruaja nuk më lë, më thotë je i papërgjegjshëm”

Sat 2 Mar 2013 - 18:48
“Dua të takoj vajzën, por ish-gruaja nuk më lë, më thotë je i papërgjegjshëm”  Kastro
Entela Resuli-

Të gjithë e njohin atë, për mënyrën e veçantë dhe të drejtpërdrejtë të të folurit. U bë disa javë qe e shikojmë mbrëmjeve në televizionin A1 me emisionin e tij “Kasketa”. I konceptuar si një emision reality, ky format synon të zbardhë personazhet në të përditshmen e tyre. Në atë çka ata nuk e kanë thënë më parë në ekran, sigurisht duke e përcjellë këtë gjë edhe me figurë. Askush më mirë se Kastro Ziso nuk do e bënte këtë emision. Deri më tani, numëron më shumë se 15 personazhe që janë bërë pjesë e këtij formati i cili do të vazhdoj deri në qershor. Por ky nuk është i vetmi angazhim i Kastros. Ai është duke përgatitur një projekt që në verë do e çojë në jug me dy këngë ndryshe të cilët vijnë si balada. Përveç punës ai është baba i dy fëmijëve. I një djali me gruan e parë dhe i një vajze me gruan e dytë, Erleta Ukshin Hotin, moderatore televizive në Kosovë. Në këtë rrëfim ai na përcjell edhe një shqetësim. Erleta nuk e lejon që të shikojë vajzën. Ai tregon se me djalin i ka marrëdhëniet shumë të mira, ndërsa vajzën nuk ia lejojnë as ta shikojë, as të prekë.

Kastro, prej disa javësh ju shohim dy herë në javë në “A1 Raport” në emisionin “Kasketa”. Si lindi kjo ide?

Kasketa lindi shumë natyrshëm. Duke parë se është një format gjysmë reality dhe gjysmë funksion atëherë mendova që thjesht jeta ime në mënyrë natyrale se si rrjedh unë ta paraqis në TV.

Deri më tani sa personazhe janë bërë pjesë e “Kasketës” suaj?

Hmm deri më tani, janë bërë 15 personazhe të cilët kanë pranuar të rrëfehen. Nga ana tjetër jam në proces e sipër gjatë gjithë kohës. Praktikisht xhiroj çdo ditë-natë.

Pranojnë lehtë të jenë pjesë e emisionit tuaj?

Sigurisht. Përderisa unë kam mundur të realizoj kaq emisione. Njerëzit që vijnë te unë e lenë kafshën që kanë brenda vetes në shtëpi dhe te unë vijnë si njerëz.

Është e vështirë t’u shkosh në shtëpi dhe të prekin shpesh me ju tema që ndoshta nuk i kanë thënë më parë?

Jo. Unë bëj atë që dua të bëj. Veten time e bëj mirë. Ndërsa ata lë të ndihen si te duan. Me rëndësi është që unë ndihem mirë. Kaq.

Cili prej personazheve ju ka lënë më shumë mbresa??

Nuk e di! Nuk është se jam habitur me ndokënd. Përgjithësisht të gjithë ata që kanë qenë te “Kasketa” kam njohje më të hershme. Nuk kam ndonjë mbresë të paparë!

Sa guxoni me personazhet tuaja edhe për natyrën e pyetjeve që u bëni?

Sa guxoj?! Unë guxoj se jetoj. Se bëj ç’të dua në jetë sepse jetën time e kontrolloj vetë dhe nuk ndihem i kufizuar për asnjë dhe asgjë.

Në emisionet e ardhshme do të kemi ndonjë personazh surprizë, dikë të veçantë?

Do ketë shumë surpriza të mëdha, madje kam 3 eksluzivitete të xhiruara në Monte Carlo. Vetëm pak durim bëni. Çdo gjë në momentin e duhur.

Ky emision çfarë ka sjellë tek ju. Do të vazhdoj gjatë.. Personazhet mbarojnë, aq janë, shterojnë... çfarë do të bëni?

(qesh) Unë televizionin e bëj në kohë të lirë. Projektin e kam deri në qershor, pastaj kam diçka shumë të madhe në jug të Shqipërisë. Sa për personazhet, laj-thaj këta janë ata që zhgërryhen në këtë sistem.

Ky është i vetmi angazhim i juaji momentalisht... ndonjë projekt muzikor?

Janë 2 projekte në fakt. Unë vij me balada këtë radhë si asnjëherë më parë. Shumë ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë.

Çfarë ndodh me ju, për mënyrën hapur të të folurit?

Në shqip thuhet: nuk më plas fare! Jetën time e bëj si të dua unë. Këta të tjerët lë të bëhen gati deri sa të vij unë në pushtet për t’ia hequr skalpet me qetësi!

Çfarë nuk të pëlqen në shoqërinë e sotme shqiptare?

E gjithë shoqëria shqiptare nuk më pëlqen si koncept në radhë të parë. Pastaj fallciteti, injoranca, mashtrimi i madh që i rrethon, malinjiteti, barkmadhësia, era e shurrës që pjesa më e madhe mbajnë, sytë e tyre të shtrembër që s’kanë orientim jetësor. Truri i bërë prej letre të ricikluar, shumë gjëra që një shoqëri duhet t’i ketë të bukura!

Cila është ajo gjë që të shqetëson në qytetin e Tiranës?

Tirana vetë.

Sipas jush çfarë nuk shkon te meshkujt shqiptarë, në sjelljen e tyre?

Nuk jam marrë shumë me meshkujt në fakt, se unë rrethohem nga shokë shumë të mirë dhe për ta mund të flas me orë. Sa për pjesën tjetër nuk kam interes as të flas.

Po tek femrat?

Tek femrat shqiptare çdo gjë shkon. Pastaj varet nëse po flasim për shqiptarët e Kosovës apo ato të Shqipërisë.

Kastro, ju deri para pak kohësh keni qenë i “angazhuar” në një forcë politike... vazhdoni të jeni?

Jo. Po krijoj forcën time politike...Ka ardhur momenti i duhur.

Jemi në prag fushate, si e parashikoni situatën, sociale, mediatike, politike?

E parashikoj me shume lekë në xhepin tim.

Jeni baba i dy fëmijëve, si i keni marrëdhëniet me ta?

I kam shumë mirë me djalin. Ndërsa vajzën nuk ma lejojnë ta shoh e prek...

Po me mamatë e tyre?

Ato kane jetën e tyre si unë timen. Uroj të jenë mirë.

Çfarë do të thotë që nuk ju lejojnë ta shihni vajzën?

E vërteta është se ajo pretendon që unë nuk kam marrë përgjegjësitë e mia ndaj vajzës, ndërkohë që unë nuk kam mundësi të marr përgjegjësi për të deri në momentin që mua nuk më lejohet ta shoh. Unë fëmijët e mi nuk i blej me para.

Çfarë kërkoni ju nga ajo ?

Asgjë nuk kërkoj, përveç faktit që të më lejojë të shoh e prek vajzën time.

Jeni penduar për ndonjë gjë deri më tani në jetë?

Për asgjë. Jetën e kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj si dua unë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi