- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
“Bëri seks me mua dhe të shoqen për 22 ditë, më ndryshoi pamjen për të më trafikuar”
Sun 3 Mar 2013 - 22:45
Interviste/ Flet 21-vjecarja Dh.Lleshi: Cfare ndodhi gjate diteeve te tmerrshme ne shtepine e Mirash Kolajt.
Ndien një lloj mërie ndaj bashkëshortes së Mirash Kolajt, mashkullit
që e mbajti peng forcërisht për 22 ditë, por edhe solidarizohet me atë
grua. Sepse ashtu si ajo, 21-vjeçarja e rrëmbyer Dh. Lleshi edhe Aranisa
Kolaj janë mbajtur kundër dëshirës në banesë.
Mbi të dyja femrat 37-vjeçari Mirash Kolaj ka ushtruar presion
psikologjik, dhunë fizike, si dhe i ka abuzuar seksualisht në të njëjtin
shtrat. Skandali i bërë publik këtë javë në gazetën “Panorama” vazhdon
sot me rrëfimin e 21-vjeçares Dh. Lleshi.
Për retrospektivë, këta të dy flisnin prej një muaji e gjysmë në
telefon. Ajo, një 21-vjeçare që kishte mbaruar Pedagogjiken në Lezhë në
vitin 2011 dhe që atëherë jetonte në një fshat të thellë mbi malin e
Munellës, në Fan të Mirditës. Ai, një 37-vjeçar që hiqej si 27, me
origjinë po nga Mirdita (Blinisht), por që jetonte në Shën Koll të
Lezhës. Nuk njiheshin.
Siç u mësua pas arrestimit, Mirashi ia kish gjetur numrin së resë
nëpërmjet disa djemve të zonës. Ata e kishin sfiduar 37-vjeçarin duke i
thënë se “një vajzë këtu në fshat është shumë e vështirë, askush nuk e
kap dot”.
Kjo fjali ishte shndërruar si një lloj basti, ku menjëherë Mirashi
kishte nisur “aksionin” duke e telefonuar. Përmes antenave të celularit
ai i premtoi çdo gjë të bukur “me shumë” dhe si këmbim kërkoi fare pak:
vetëm një takim, i cili ndodhi në datën 3 shkurt.
Kjo është edhe dita kur 21- vjeçarja Dh. Lleshi njohu më në fund
fytyrën e vërtetë të Mirash Kolajt. Abuzuesin seksual që ëndrrat me
kurorë nuseje dhe dashuri të përjetshme ia shndërroi në makth viktime,
duke kënaqur epshet e tij para bashkëshortes apo edhe vajzës së vogël
3-vjeçare.
Këto të dyja ishin surpriza e Mirash Kolaj për 21-vjeçaren, pak orë
pasi ajo e takoi dhe pranoi të hipte në mirëbesim te makina e tij, me të
cilën kishte shkuar ta takonte në fshatin Munellë (Dom Gjon, komuna Fan
e Mirditës).
Historia e abuzimit përmes dhunës fizike dhe presioneve psikologjike
vijoi për 22 ditë me radhë, derisa në datën 25 shkurt, policia, me anë
të metodave speciale të hetimit, arriti të lokalizojë pengmarrësin.
Sot, në intervistën e dytë dhënë për “Panorama”, Dh. Lleshi vijon
tregimin e bashkëjetesës trejavore me Mirash Kolajn, bashkëshorten e tij
25-vjeçare Aranisa dhe vajzën e tyre të vogël…
Si ishte një ditë e jotja në shtëpinë e familjes Kolaj, ku pretendoni se jeni mbajtur forcërisht?
Ishte ditë që ngrysej brenda dy dhomave. Aq hapësirë kishte shtëpia.
Mendoni se çfarë mund të bëjë njeriu i mbyllur gjithë ditën në shtëpi.
Bëja ndonjë punë sa për t’u marrë me diçka që të kalonte koha, shihja
televizor dhe vetëm rrija duke parë kot derën se mos nga çasti në çast
do të vinte dikush të më shpëtonte.
Pra, nuk është se ju ka mbajtur të lidhur apo në pranga?
Jo, nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Nuk jam mbajtur e lidhur apo në
pranga, por më është bërë presion gjithë kohës dhe jam rrahur për të
qëndruar brenda në shtëpi. Unë nuk ia kisha idenë se ku ndodhesha.
Shtëpia ishte e rrethuar me një avlli të lartë dhe nuk shikoja dot
përtej murit. Dyert dhe dritaret ishin të mbyllura. E mendoja që ta
provoja të arratisesha, por kisha shumë frikë. Më dukej sikur Mirashi
kastile kishte dalë nga shtëpia për të ruajtur pas avllie nëse do të
ikja unë apo jo. Më dukej se sa do hapja derën, do më kapte. Isha në
panik. E tmerruar. Nuk ma mbante që ta provoja largimin me mendjen “të
dalë ku të dalë”, se e shikoja se çfarë i bënte Mirashi gruas së tij kur
ajo tentoi të ikte.
Pse, ka tentuar ajo të ikë nga shtëpia?
Po, edhe ajo ka tentuar të ikë nga shtëpia. Që ditën që Mirashi më
çoi në shtëpinë e tij, bashkëshortja mori vajzën 3 vjeçe dhe donte të
kthehej te prindërit, por ai nuk e la. E rrahu. Madje vajza e vogël iu
fut në mes dhe i tha: “Mos babi”. Por Mirashi e shtyu vajzën e vogël dhe
i gjuajti edhe asaj. Pastaj sërish pas disa ditësh ndodhi e njëjta gjë,
rrahu gruan e vajzën. Duke parë veten se çfarë pësova, duke parë edhe
atë grua që i çau ballin me grusht apo vajzën e vogël me shenja nga
dhuna, nuk bëja dot lojëra që të bërtisja, të ikja apo t’i
kundërvihesha. Mbeta në shpresë vetëm që të më kërkonin vëllezërit dhe
policia. Ndërkaq nisa të ndryshoj edhe taktikë sjellje me Mirashin. Kur e
pashë që nuk i dilej me sherr me atë, se veç rrihesha, atëherë nisa të
shtirem sikur po pajtohesha me fatin tim.
Ju eci taktika e re?
Deri diku, sepse ai dyshonte. Unë doja që ai të krijonte besim tek
unë, sikur do t’i bindesha për çdo gjë, në mënyrë që ai të më linte të
dilja edhe nga shtëpia. Se doja të dija edhe ku isha, fshatin,
ambientin, a kishte njerëz rreth e rrotull etj.
A ju nxori ndonjëherë nga shtëpia?
Po, një ditë. Javën e tretë ai nisi të zbutet, kujtoi se ndryshova
mendje. Urdhëroi gruan që të vishej dhe më mori edhe mua. Na hipi në
makinë dhe na çoi te një parukiere. Donte që unë të prisja flokët dhe
t’i lyeja. Gjithashtu e porositi parukieren që të më bënte sa më të
bukur me grim. Vetë qëndronte rreth e rrotull duke ruajtur se mos hapja
gojë me parukieren. Parukierja më preu flokët e gjatë, m’i leu të
verdha, m’i stiloi dhe më zbukuroi sa mundi fytyrën. Pasi më gjeti
policia dhe u ktheva në familje, e shndërrova pamjen siç isha, errësova
ngjyrën dhe u bëra prapë brune, por gjatësisë nuk kam ç’t’i bëj. Dua që
t’i rris sërish.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: “Bëri seks me mua dhe të shoqen për 22 ditë, më ndryshoi pamjen për të më trafikuar”
Sun 3 Mar 2013 - 22:55
eh Mirdita dikure ka kriju shtet
vec enver hoxha i pat shtruar keto ????
vec enver hoxha i pat shtruar keto ????
Re: “Bëri seks me mua dhe të shoqen për 22 ditë, më ndryshoi pamjen për të më trafikuar”
Mon 4 Mar 2013 - 13:58
Te ishte e para,te pakten kjo shpetoi ne fund po sa femra te tjera mbahen peng,dhunohen,dhe i detyrojne te shesin trupin perdite si ne Shqiperi edhe ne vende te tjera te huaja dhe sjane denoncuar shume prej tyre...Duhet theksuar ketu se shume femra e femije i rrembejne e i shesin ne shtete te huaja per trafikim organesh,dhe te gjitha keto mbyllen ne dosjen e policise duke u konsideruar si njerez te zhdukur ose qe kane ikur vete per jashte atdheut...
- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi