Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Venezuelë, kanceri i merr jetën presidentit Hugo Chavez Empty Venezuelë, kanceri i merr jetën presidentit Hugo Chavez

Wed 6 Mar 2013 - 0:42
Venezuelë, kanceri i merr jetën presidentit Hugo Chavez 64544

VENEZUELË - Pas një beteje 2 vjeçare kundër kancerit ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare presidenti i Venezuelës Hugo Chavez. Lajmi konfirmohet nga zëvendëspresidenti i Venezuelës Nikolas Maduro gjatë një fjalimi televiziv. Lideri venezuelian ishte nënshtruar katër operacioneve në Kubë për të kuruar kancerin, të cilin mjekët ia zbuluan në mes të vitit 2011. Operacioni i tij i fundit ishte në dhjetor të vitit të kaluar dhe që pas kësaj ndërhyrje ai nuk ishte shfaqur në publik.

“Është një moment dhimbje të thellë”-deklaroi Maduro i cili shoqërohej nga ministrat më të lartë. Maduro tha se Chavez përjetoi orë të vështira për shkak edhe të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Sipas tij, lideri venezuelian vdiq pas një betejë me një sëmundje të ashpër për më shumë se 2 vjet.

Zëvendëspresidenti tha se nuk ka asnjë dyshim që kanceri i Cavez u shkaktua nga një lojë e pisët prej armiqve të Venezuelës. Menjëherë radio shtetërore raportoi se ushtria është pozicionuar në të gjithë vendin. Pikërisht sot Maduro njoftoi se qeveria e Venezuelës vendosi të dëbojë dy diplomatë amerikanë nga vendi, të akuzuar për spiunazh ndaj ushtrisë venezueliane.
Në tetor të vitit të kaluar, Chavez fitoi një mandat të ri 6 vjeçar dhe analistët argumentojnë se vdekja e tij do të hidhërojë miliona mbështetës që adhuronin stilin e tij karizmatik, retorikën e fortë anti amerikane dhe politikat e tij të financuara nga nafta që u sollën venezuelianëve ushqime të subvencionuara dhe shërbime klinike falas.

Tashmë sipas kushtetutës, kreu i Kongresit Diosdado Cabello, merr përkohësisht postin e presidentit deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Vdekja e Cavez i hap rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja që do të testojnë pikërisht nëse revolucioni i tij socialist do të mund të mbijetojë pa personalitetin e tij dominues.

(a.k/News24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi