Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spitalet në Shqipëri, katastrofike dhe të mjerueshme, si në Luftën e Dytë Botërore Empty Spitalet në Shqipëri, katastrofike dhe të mjerueshme, si në Luftën e Dytë Botërore

Wed 6 Mar 2013 - 14:26
Spitalet në Shqipëri, katastrofike dhe të mjerueshme, si në Luftën e Dytë Botërore Faqe%20spanjolle%20online
Një faqe spanjolle online, i ka kushtuar një hapësirë të madhe shëndetësisë publike në Shqipëri. Më problematiket sipas gazetës janë: marrja e ryshfeteve, kurimi në kushte shumë të këqija, keqmenazhimi. Duke karhasuar shëndetësinë me kohën e komunizmi pas viteve ’90, kushtet janë shume më të përkeqësuara, konstaton shkrimi.

Kushtet higjienike janë në gjendje katastrofike, tuba të thyer, muret me lagështirë. Numri i vogël i qendra të spitaleve; njerëzve i duhen orë të tëra që të ecin për të arritur në ndonjë qendër shëndetësore. Për fat të keq drejtuesit e spitaleve janë anëtarë të partive në pushtet, ato ndërrohen sa herë ndërrohen drejtuesit politik" shkruan gazeta spanjolle.

Keqmenazhimi dhe korrupsioni janë mbizotëruese në shëndetin publik, kanë rënduar edhe më tej kushtet e mjerueshme të spitaleve në Shqipëri. Në të cilat nuk ka ilaçe, kushte higjienike janë katastrofike dhe të sëmurët duhet të japin ryshfet personalitetit që i trajton.

Gjatë kohës së komunizmit, shkruan gazeta, shërbimi shëndetësor ishte fals, dhe kishte qendra trajtimi edhe në fshatra më te thella. Por pas hapjes politike dhe ekonomike të vendit, pas 1990, përmirësimi është shumë larg. Sektori i shëndetësisë shqiptarë është përkeqësuar me shpejtësi, tani njerëzit e zonave të largëta duhet të ecin disa orë për të arritur në një klinik për shkak se ato janë të reduktuara, dhe trajtimi i pacientëve varet sa ryshfet i japin mjekëve.

Në zonat përqark spitalit më të madh “Nënë Tereza”, që administrohen nga privati, ndodhën dhjetëra kafene, fast fond-e, dyqane dhe madje servise për riparim makinash, gjë që krijon kontrast me gjendjen e mjerueshme te spitalit.

Pamja e spitalit

Disa nga sallat e spitalit, të ndërtuara që prej viteve 1930 të shekullit të kaluar, shfaqin skena të Luftës së Dytë Botërore. Në këto ambiente nëse shërohesh për një sëmundje të kap një tjetër. Muret janë me lagështire, tuba të thyera, me njolla të verdha. Këto janë skena të zakonshme në sallën nr. 2 të Kirurgjisë së Përgjithshme.

Një pyetje për paratë

Përveç dhimbjes fizike, pacientët duhet të vuajnë edhe nga pamundësia për të blerë ilaçe të shtrenjta, që mungojnë në spital dhe duke dhënë ryshfet për kirurgët dhe infermierët, të cilëve mesatarisht paga i shkon nga 300 deri në 500 euro në muaj.

Keqadministrimi është problemi i problemeve

Mungesa e barnave në spitale është i lidhur me procedurat e tenderimit të zgjatura dhe keqmenaxhimin e këtyre qendrave”,- thotë Pëllumb Pipero, minister i Shëndetsisë, shkruan gazeta.

"Për fat të keq, drejtuesit e spitaleve janë anëtarë të partisë, ata të ndryshojnë sa herë që ka një zgjedhje", thotë Pipero.

"Spitali është si një lopë që mjel çdo kush që dëshiron; mjekët, infermierët dhe madje edhe gratë e pastrimit, të gjitha në kurriz të pacientëve", ka thënë Arben Baboçi, kardiolog.

Sfida më e madhe është të rivendoset besimi i pacientëve tek spitalet.Ka spitale private,por janë të papërballueshme nga pacientët.

"Ne të gjithë e dimë për mungesën e parave, infrastruktura, pajisjet dhe laboratorët, por sfida më e madhe është se si për të rivendosur besimin e pacientit te mjeku," thotë Dine Abazi, kryetari i kolegjit mjekësor, i cili gjithashtu bën thirrje për një punë profesionale të kujdesit shëndetësor.

Në Shqipëri, mjekët janë perceptuar si profesion më i korruptuar, pas gjyqtarit, sipas sondazheve nga Transparency International.

Megjithatë duket se njerëzit janë mësuar me këtë fenomen, shton Abazi, dhe kjo nuk ka paraqitur asnjë ankesë të korrupsionit ndaj mjekëve.

Adresa e faqes Online të gazetës spanjolle:

http://www.20minutos.es/noticia/1746601/0/sanidad-albania/hospitales/sobornos/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi