- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Çiljeta: Ja pse nuk e bëj publik partnerin tim…
Wed 6 Mar 2013 - 20:09
Ka nisur një jetë të re, në një shtëpi të re, e rrethuar me të dashurit e zemrës, me lajme të mira dhe me projekte të mëdha në mendje. Dhe lajmin më të mirë të jetës, atë të lindjes së Fernandos, e ndau me miqtë dhe fansat në Facebook. Atje lajmëroi lindjen e programuar më 10 shkurt, atje tregoi dhe ardhjen e të birit në këtë botë 5 ditë më herët, pikërisht në ditën e lindjes së saj. Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga prej disa ditësh është bërë nënë dhe ndjesia e mëmësisë duket se i ka ndryshuar totalisht këndvështrimin për jetën, veten dhe të ardhmen. “Dashuritë e mia më të mëdha tashmë e kanë emrin Fernando dhe Tomas. Ardhja në jetë e Fernandos më ka bërë më të përgjegjshme dhe jeta më është bërë më e bukur pranë familjes sime të re”, tregon ajo për suplementin “Social Network” të “Koha Jonë”. Por, cilat ishin emocionet që përjetoi këngëtarja në momentin që për herë të parë mori në krahë të birin? Kush ishin personat që asistuan në proçesin e lindjes? Si e ka pritur babai i Çiljetës ardhjen në jetë të nipit të parë? Po Tomasi, babai i fëmijës? Si nis dhe kur mbaron dita e saj, tani që është bërë mami? Të gjitha këto, por edhe shumë detaje të tjera lidhur me karrierën, për herë të parë pas lindjes, këngëtarja na i zbulon më poshtë.
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga momenti që jeni bërë nënë Çiljeta. Si po e përjetoni ndjesinë e mëmësisë?
Mund të them që është ndjesia më e bukur në botë, aq sa nuk arrij të nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Është unike. Unë dhe Fernando s’kemi thjesht lidhje nënë e bir, por na lidh një forcë e brendshme
shpirtërore qëkur ka qenë në bark dhe këtë e vërtetoj me faktin që donte të vinte në jetë pikërisht në datën e lindjes sime.
Foshnja erdhi në jetë me datë 5 shkurt, pikërisht në një datë me atë të lindjes suaj.E kishit planifikuar?
Djalin e kisha planifikuar me datë 10 shkurt, por rastësisht dhimbjet më erdhën ne oren 8 të darkës, pra me 5 shkurt. Në fakt në spital nuk ika për të lindur, por për të bërë një vizitë rutinë për bebin. Atë natë erdhën të dy mjekët e mi, Tana Milo dhe Vasili e më futën urgjent në operacion pa e zgjatur shumë. S’kam kuptuar asgjë si ndodhi aq shpejt.
Dhe vendosët ta quanit Fernando? Pse pikërisht këtë emër?
Fernando, sepse babai im quhet Ferdinand. E vendosëm të dy, unë me Tomasin për t’i bërë qejfin babait tim, meqë gjithmonë ka dashur një nip.
Në lindjen e bebit ka asistuar edhe i dashuri juaj, Tomasi. Si ndjeheshë teksa e shikoje të dashurin tënd me frytin tuaj të dashurisë në krahë?
Ka qenë vërtetë emocionues ai moment. Dy njerëzit e parë që pashë, sapo dola nga salla e operacionit ishte djali, mrekullia ime dhe Tomasi. S’kish ndjesi më të bukur të shihje dy njerëzit e tu më të shtrenjtë bashkë… si dy pika uji.
Urimi më i bukur që keni marrë pas lindjes?
Kam pasur shumë urime, të cilave s’kam mundur t’u kthej as përgjigje, por i falenderoj me gjithë zemër të gjithë. Çdo urim ka bukurinë dhe rëndësinë e vet.
Tani që jeni bërë mami, sa ka ndryshuar jeta juaj?
Ka ndryshuar shumë, pasi më ka bërë më të përgjegjshme dhe jeta më është bërë më e bukur pranë familjes sime të re, por prapë në fund… te mami përplasem. Është ajo që vjen e na gatuan dhe na ndihmon me djalin.
Si nis dita juaj tani që pjesë e jetës është dhe Fernando?
Dita nis me gjumë, sepse natën e kemi aheng në shtëpi, zgjuar domethënë (qesh).
Kush të qëndron më pranë këto kohë? Duke qenë mami e re dhe për herë të parë, kush të ndihmon me bebin?
Më ndihmon mami, gjyshja dhe Nada shoqja ime. Sigurisht dhe Tomasi më ndihmon deri diku.
Babai juaj gjithmonë ka dashur një nip nga ju. Tashmë që ia keni plotësuar dëshirën na tregoni pak për afeksionin që kanë gjysh-nip?
Babai im ndjehet njeriu më i lumtur në botë dhe kjo më bën të ndjehem krenare që ia plotësova dëshirën. Kam përshtypjen se, me ardhjen e Fernandos në jetë babai im është rinuar 10 vjet më shumë.
Keni nisur të dilni xhiro me Fernandon, apo është akoma i vogël?
Jo ende s’kam filluar, pasi është shumë i vogël.
Gjatë shtatzënisë shtuat në peshë, normale për një femër që pret të sjellë në jetë krijesën e saj. Po tani si i keni raportet me kilogramët? Sa kujdeseni për veten në mënyrë që të jeni në top-formë si më parë?
Në peshë shtova vetëm 10 kilogramë. Kam vetëm 2 javë që kam lindur dhe jam kthyer siç kam qenë më përpara… marshallah (qesh). Ndoshta do më duhet të heq vetëm 3 kilogramë, por tani për tani ndjehem mirë me veten si mami e re që jam.
Akoma nuk keni publikuar foto të bebit dhe babait të tij. Pse?
Nuk kam publikuar dhe s’do publikoj (përveç dy fotografive që u kisha premtuar juve), sepse janë dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën time, me të cilët do kaloj jetën. Tirana është një vend i vogël, i përbërë me njerëz dashakeqës dhe llafazanë që çfarë s’na dëgjojnë veshët. Familja është gjë e shenjtë dhe nuk dua që partneri im, apo bebi ynë të jetë në qendër të vëmendjes për shkakun tim si personazh publik, ndaj gjithmonë e kam mbrojtur me fanatizëm këtë pjesë, pasi eksperiencat e mëparshme më kanë bërë t’i kuptoj më qartë gjërat. Ndërsa, sa u takon njerëzve thashethemexhinj le të vazhdojnë të aludojnë çfarë të duan. Rëndësi ka që unë jam e lumtur me familjen time te re.
Dimë se, Tomasit nuk i pëlqen aspak që të jetë pjesë e medias edhe pse ju jeni personazh publik dhe natyrshëm mund të ndodhë• të fotografoheni bashkë, apo të intervistoheni bashkë? Për ç’arsye?
Nuk është se Tomasit nuk i pëlqen që jeta personale t’i bëhet publike. S’i pëlqen të jetë dikush që, kur të dalë në rrugë ta njohin të gjithë kush është, ndaj edhe respektojmë vendimet e njëri-tjetrit që në fillim.
E lëmë pak jetën private dhe të fokusohemi tek karriera juaj! Muzika mbetet një nga dashuritë e tua edhe pas lindjes së tënd biri?
Dashuritë e mia më të mëdha janë Fernando dhe Tomas. Muzika mbetet pasioni i jetës sime.
Kur keni menduar të ktheheni në skenë? Ndonjë këngë të re për fansat tuaj?
Në skenë do të kthehem më shpejt nga sa e mendoni ju. Por…dua t’jua bëj surprizë!
Politika. Vazhdoni të jeni pjesë e FRPD? Cilat janë ambiciet e tua në politikë Çiljeta?
Vazhdoj te jem pjesë e Këshillit Kombëtar, pjesë e PD-së dhe do të jem për një kohë të gjatë e lidhur, qoftë shpirtërisht, ashtu dhe fizikisht e angazhuar në këtë parti. Plane nuk kam për momentin, por
çdo gjë ka moshën dhe kohën e duhur.riniaforum

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Çiljeta: Ja pse nuk e bëj publik partnerin tim…
Wed 6 Mar 2013 - 20:16
pse nuk e ben valle ????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi