Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dietë befasuese, vetëm 2 ditë në 7 Empty Dietë befasuese, vetëm 2 ditë në 7

Wed 6 Mar 2013 - 23:29
Dietë befasuese, vetëm 2 ditë në 7 Diet1-150x150Ashtu si shumë trende nxisin njerëzit të ndjekin gjurmët e tyre, edhe dieta i shtyn njerëzit që ta mbajnë në periudha të ndryshme. Një studim i fundit i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, bën me dije se dieta mund të mbahet edhe vetëm 2 nga 7 ditë që ka java.

Me pak fjalë, për pesë ditë hahet dhe pihet sipas dëshirës, ndërsa për dy ditët e tjera tretet gjithë sa kemi ngrënë. Gjatë këtyre ditëve mund të marrim maksimumi 500 ose 600 kalori, në varësi të gjinisë, gra ose burra.

Në këtë mënyrë kilet e tepërta reduktohen ndjeshëm, pasi ditët gjatë të cilës mbahet dietë, organizmi pastrohet.

Dieta e ilustruar në një manual me 200 faqe, quhet “Fast Diet” dhe është libër i cili në pak ditë nga publikimi ka zënë vendin e parë në Amazon.com.


Autori i tij, gazetari i BBC, Michael Mosley, ka arritur të shënojë sukses, duke u bërë libër best-seller qysh në muajt e parë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Filozofia e dietës e bazuar në konceptin e tretjes, fokusohet në limitimin e ushqimeve gjatë këtyre dy ditëve pa sforcime, pasi ditët e tjera mund të konsumohet gjithçka.

Kaloritë e lejuara në ditët e dietës, mund të konsumohen në mes të ditës kryesisht në drekë, bazuar në fruta dhe perime.

Pavarësisht popullaritetit të kësaj diete, National Health Service bën me dije se jo të gjithë metabolizmat e përballojnë njëlloj këtë proces, pasi mund të ketë efekte si ankth, irritim, dehidratim, shpërqendrimietj.

Michael Mosley e mbron me ngulm këtë dietë, duke theksuar se ka funksionuar vërtetë dhe këtë e ka provuar në trupin e tij.

Mosley tregon se ka humbur dhjetë kilogramë gjatë nëntë javëve dhe i është reduktuar ndjeshëm niveli i kolesterolit dhe sheqerit në gjak, ndërsa paralelisht ka pësuar rritje të energjisë./noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi