Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

8 marsi, Sequi takon deputetet: Ju jeni model i femrave të suksesëshme Empty 8 marsi, Sequi takon deputetet: Ju jeni model i femrave të suksesëshme

Fri 8 Mar 2013 - 13:56
Message reputation : 100% (1 vote)
8 marsi, Sequi takon deputetet: Ju jeni model i femrave të suksesëshme 64651_1Me rastin e festës së gruas ditëne sotme ambasadori i BE-së në Shqipëri Etore Sequi ka pritur në një takim deputetet femra duke i cilësuar ato si shembull i grave të suksesëshmë.
“Ju kam ftuar sepse ju jeni modeli i grave të suksesshme. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Keni kaluar dhe prova të tilla, si diskriminimi. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por Fitoret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë. Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet”, tha Sequi./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

8 marsi, Sequi takon deputetet: Ju jeni model i femrave të suksesëshme Empty 8 Mars, aktivitetet festive, Sequi: Shqetësim përfaqësimi i tyre në parlament

Fri 8 Mar 2013 - 14:05
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ajo do të festohet në Shqipëri përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka organizuar sot një mëngjes pune me gratë parlamentare.

Në fjalën e tij, ambasadori Sequi theksoi se mbetet shqetësuese përfaqësimi i grave në politikë.

“Është kënaqësi dhe nder për mua që filloj festimet e 8 Marsit me gra deputete. Ju vërtetoni se gratë janë të suksesshme dhe inteligjente. Gratë deputete kanë kaluar shumë sprova dhe kanë përfaqësuar elektoratin e tyre. Shqetësim mbetet përfaqësimi i grave në polikë, ju përbëni vetëm 16.7 të parlamentit” është shprehur ambasadori Sequi.

Ndërsa orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve kryeministri Sali Berisha do të zhvillojnë një takim me gratë ndërsa do të marrë pjesë edhe në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës “Dhuro një lule për jetën”, aktivitet që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju-Jork.

Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.SH/
8 marsi, Sequi takon deputetet: Ju jeni model i femrave të suksesëshme Grateee
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi