Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. Empty Shqiptarë të mirë në vend të huaj..

Sat 9 Mar 2013 - 9:55
Message reputation : 100% (1 vote)

Për fat të keq, ata më të mirët, më të zgjuarit dhe talentet e vërteta të këtij trualli, gjithnjë e më tepër po ikin prej këtu dhe po lulëzojnë nëpër vende të tjera. Kjo erë e fortë e gjithëpërfshirëse globalizmi, ku lëvizja e lirë hap horizonte të reja e jep mundësi të shumta zhvillimi, natyrisht që na ka përfshirë dhe neve, çka duket e preket thuajse nga çdo familje, pjesëtarë të të cilave ndajnë jetën e tyre mes Shqipërisë nga ku lindën e u rritën, me atë të vendeve të tjera ku thuajse po krijojnë një identitet tjetër! Duket si diçka normale kur sheh se në të gjithë botën ngjet e njëjta gjë, por jo si në rastin tonë, ku po ikën gjithshka e mirë, duke e lënë këtë vend gati si jetim. Pa dashur të bëhem pesimist e ta dramatizoj gjendjen, gjithsesi në fushën e sporteve ikja e pandalshme e talenteve tona jashtë vendit, ka lënë pas, frikshmërisht, një shkretëtirë të pamatë e të pashpresë. Këto ditë, një lajm i zakonshëm, ndërkohë dhe i kënaqshëm, na bëri me dije se një djalosh i yni nga Shkodra, Armando Vajushi, qenka shpallur futbollisti më i mirë i javës për kampionatin bullgar të futbollit. Nuk është për t’u çuditur shumë kur mendon se po ky talent ishte ai që shkëlqente pak kohë më parë edhe kur luante për kampionatin tonë, por ajo që po ngjet me të tani, si dhe me të tjera talente si ai që gjithashtu nuk luajnë më për ne, ka të bëjë me zbrazëtinë gjithnjë e më të madhe që ata po i krijojnë sportit të këtij vendi me largimin e tyre. Shembulli i Vajushit në Bullgari, i shkodranit tjetër Sukaj në Iranin e largët, që gjithashtu e ka gjetur më mirë veten atje sesa në vendin e tij, për të mos vazhduar me të tjerë që kanë ikur më parë po nga mungesa e gjithanshme e trajtimit të tyre, nuk ka se si të mos flasë edhe për një mjedis mbytës të talenteve në këtë truall që, edhe pse i begatë, vështirë ta kuptosh pse ka mbetur kështu, i shkretë! Besoj i keni parë apo dëgjuar lajmet për atë se si vërdallisen fëmijët e të rinjtë tek ne, por edhe ekipet e të rriturve, për të gjetur diku me vështirësi një fushë apo vend stërvitjeje?! Apo lajmi i fundit, më i keq dhe më skandaloz, se në Tiranë për ca kohë në vazhdim s’do të ketë më as edhe një stadium ku të luajnë ekipet më me traditë dhe më të shquara të këtij vendi, sepse edhe ato që janë, tashmë kanë dalë jashtë përdorimit?! Por probleme të tjera edhe më delikate e vazhdimisht të pazgjidhura i bëjnë këta talente që ta kërkojnë diku tjetër zhvillimin e tyre.
Ndryshe nga ajo që trumbetohet me forcë, - se kemi rritur standardet ekonomike dhe se nuk jemi të përfshirë nga kriza globale, - megjithatë shihet qartë se nuk po mundemi t’i mbajmë pranë nesh ata më të mirët, më të zgjuarit dhe talentet e shumta, që kërkojnë mundësi, kushte dhe hapësira të tjera zhvillimi. Ndërkohë, në mungesë të talenteve tona të ikura dhe të të tjerëve që ende s’po gjejnë klimën e duhur për t’u rritur në këtë tokë, sportin tonë e ka mbuluar anonimiteti; ekipe të mbushura me lloj-lloj prej atyre lojtarëve të huaj, të dobët e pa identitet, skarcitete të vërteta që përbëjnë dhe një prej arsyeve të zbrazëtisë së këtij mjedisi. E pohoj me keqardhje këtë realitet kur shoh që kushdo e ka të vështirë, për të mos thënë se e sheh të pamundur sot që të gjejë idhullin e tij, siç ndodhte kohë më parë, p.sh. me Panajot Panon, i cili mbahej për çdo ditë në gojën dhe mendjen e njerëzve për ato cilësi të mrekullueshme që shfaqte në fushën e lojës, gjë që sot, fatkeqësisht, nuk ndodh për asnjërin! Se idhujt tani janë tjetërkund, nëpër vendet e tjera. Nga filiza tek ne, talentet tona tashmë rriten e dalin kampionë bote dhe kampionë olimpikë për të tjerët, atje ku kanë gjetur edhe klimën e lulëzimit të tyre. Pothuajse në të gjitha vendet e botës, madje edhe tek ato që mezi i dallon si pikla nëpër harta gjeografike, mund të gjesh kampionë bote apo të tillë që ngrenë flamujt e vendeve të tyre nëpër Lojërat Olimpike, ndërkohë që kjo ende nuk po ngjet me vendin tonë, ku më të mirët, më të zgjuarit, pra talentet e vërteta vetëm ikin dhe ikin, për ta lënë këtë truall kështu, të shkretuar.
Rasti i talentit tonë Vajushi që stërvitet tashmë tek ekipi bullgar i Liteksit nga një trajner me emër të madh si Hristo Stoiçkov, dikur futbollist i famshëm në të gjithë botën edhe si fitues i “Topit të Artë”, apo edhe shembujt e tjerë, ku ai i Igli Tares, si i vetmi shqiptar me më shumë hierarki në futbollin e elitës botërore, siç është Seria A në Itali, përbëjnë natyrshëm krenari për ne, ndërkohë që shumë prej atyre që drejtojnë këtë vend duhet t’i bëjë të ndihen fajtorë që pikërisht disa prej këtyre njerëzve tanë të shquar nuk munden t’u krijojnë kushte të tilla për t’i mbajtur këtu mes nesh, për të na e forcuar edhe më shumë identitetin tonë jo shumë të qartë.

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. 62379_1

(er.nu/GSH/BalkanWeb) Nga: AHMET SHQARRI

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. Empty Re: Shqiptarë të mirë në vend të huaj..

Tue 9 Apr 2013 - 2:07
Nuk ofron shume mundesi zgjedhjeje per mos thene asgje fare Shqiperia si shtet ne cdo aspekt per te mundur te krijosh e realizosh nje endrren tende,biznes etj keshtu qe e vetmja menyre per te arritur qellimet e per tu bere dikushi qe pretendon se mundesh eshte nje vend i huaj
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. Empty Re: Shqiptarë të mirë në vend të huaj..

Wed 10 Apr 2013 - 1:43
Vertet per t'ardhur keq kur shikon e degjon te tilla lajme, kur kemi kaq shume per te ofruar dhe nga egoizmi apo neglizhenca e drejtuesve dhe autoriteteve te ndryshme na bejne qe te kontribuojme ne cdo vend tjeter vec ne tonin jo! Katastrofe dhe skandal, por na duhet te pajtohemi me kto kushte dhe te vazhdojme perpara duam apo s'duam ne!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. Empty Re: Shqiptarë të mirë në vend të huaj..

Wed 10 Apr 2013 - 8:28
Ka bastardu DIKTATURA berishiane gjithcka Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. 2585209286 Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. 2585209286 Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. 2585209286
Sponsored content

Shqiptarë të mirë në vend të huaj.. Empty Re: Shqiptarë të mirë në vend të huaj..

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi