Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Arrestohet Tevez  Empty Arrestohet Tevez

Sat 9 Mar 2013 - 13:06
Arrestohet Tevez  Tevez-lajmi0803

Futbollisti Carlos Tevez rrezikon gjashtë muaj burgim, pasi u arrestua ditën e enjte duke drejtuar makinë e tij pa patentë.

Sulmuesit të Manchester City iu hoq patenta në datën 16 janar, pasi injoroi disa lajmërime të policisë për nevojën e ripërtëritjes së saj sipas ligjit anglez, pas skadimit të patentës së tij të mëparshme.

I ndaluar në drejtim me një patentë të skaduar në të shkuarën, tashmë Tevez konsiderohet si përsëritës dhe përballet me mundësinë e dënimin më të lartë të këtyre rasteve, prej gjashtë muajsh heqje lirie dhe një gjobë deri në 2 mijë stërlina.

Arrestohet Tevez  Tevez1-0803

Ne mungese te nje patente, Tevez shoqerohet ne stervitje nga bashkeshortja e tij

Argjentinasi u fotografua më parë gjatë javës duke mbërritur i vetëm në fushën stërtvitore, ku për shkak të pamundësisë për të drejtuar, shoqërohej vazhdimisht nga bashkëshortja e tij.

Pasi u mbajt disa orë në komisariat, Tevez u la i lirë pasi nuk mund të gjendej një përkthyes spanjishte. Ai është i detyruar të rikthehet për t’u marrë në pyetje ditën e martë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi