Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Charlize Theron në rrugën e biznesit Empty Charlize Theron në rrugën e biznesit

Sat 9 Mar 2013 - 13:18
Charlize Theron në rrugën e biznesit Theron-xhinset

Charlize Theron është gjithmonë në kërkim të vëmendjes kur kalon në tapetin e kuq, por tani aktorja fituese e çmimit Oscar po përpiqet të tërheqë vëmendjen e fansave me një projekt jashtë botës së kinemasë.

Aktorja afrikano-jugore, në bashkëpunim me stilistin Leslie Fremar, po mendon të lançojë në treg një linjë xhinsesh “Denim”, bën të ditur “The Hollywood Reporter”.

Një tjetër lajm i mirë për fansat e 37-vjeçares është se produktet xhins do të shiten me çmime të arsyeshme në tregje të posaçme për masën popullore, dhe jo për shtresat e larta.

Megjithatë, projekti i aktores është ende në fazat fillestare dhe vetë Theron nuk ka dashur ta konfirmojë lajmin për mediat.

Kur bëhet fjalë për të ndryshuar stil, Theron është gjithmonë në vijën e parë. Nëna beqare e vogëlushit Jackson së fundmi u qeth në zero për një rol në filmin “Mad Max”.

“Është fantastike. Mirëmbajtja e flokëve nuk kërkon shumë vëmendje dhe kur ke një fëmijë ke më shumë kohë për t’u marrë me të”, tha Theron për “E! News”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi