Vdekje tragjike për pedagogun dhe arkitektin, hidhet nga kati i katërt!
Sun 10 Mar 2013 - 17:56
Ka vetëvrarë veten në mënyrë tragjike kryeinxhinieri, pedagogu dhe njëkohësisht, Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve Agron Jano.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në lagjen e quajtur Blloku. Jano është hedhur nga kati i katërt, ku dhe banonte. Mësohet gjithashtu, se Jano “zgjodhi” momentin e përshtatshëm për t’u vetëvrarë, pasi në atë moment pjesëtarët e familjes së tij nuk ndodheshin aty. Policia bëri me dije se pista më e mundshme e këtij flijimi, është ngarkesa psikologjike në të cilën ndodhej pedagu dhe arkitekti Agron Jano.
Agron Jano ka lindur në Fier, në vitin 1954. Është diplomuar si arkitekt në Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Krahas aktivitetit projektues si arkitekt objektesh të rëndësishme dhe panairesh në Shqipëri, Francë, Itali, Gjermani, Zvicër, Portugali e Kosovë, ka marrë pjesë edhe në konkurse ndërkombëtare siç janë: Katedralja Ortodokse e Tiranës (2001), vlerësuar me çmimin e dytë; Studimi Urbanistik i Qendrës së Durrësit (2005), vlerësuar gjithashtu me çmimin e dytë; Parlamenti i Shqipërisë (në bashkëpunim me ark. Mario Campi dhe ark. Fabio Reinhart (2007), vlerësuar me çmimin e parë. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë (2001-2008).
Prej 1978 deri sot është pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi