- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Besa mposht Tiranën
Mon 11 Mar 2013 - 9:55
U luajtën katër ndeshjet e tjera të javës së 18-të të Superligës. Nën hijet e incidentit të denoncuar nga trajneri i Tiranës, Nevil Dede, Besa e Kavajës fitoi në fushën e saj me rezultatin 2-1 kundër bardhebluve.
Golat u shënuan nga Popovic dhe Brahja, ndërsa barazimi i përkohëshëm i Tiranës ishte rezultat i autogolit të Hoxhës. Po 2-1 fitoi edhe Kukësi në fushën e tij përballë Laçit, ndërsa Flamurtari dhe Teuta ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1 në Vlorë, ndërsa Vllaznisë i mjaftoi një 11-metërsh i transformuar në gol nga Dragoi për të marrë tre pikët përballë Bylisit të Ballshit.
Tre takimet e tjera të kësaj jave të Superligës u zhvilluan ditën e shtunë. Luftëtari fitoi 3-2 ndaj Apollonisë, Skënderbeu mposhti 4-2 Tomorrin, ndërsa Kastrioti mundi 1-0 Shkumbinin.
Skënderbeu kryeson me 45 pikë, ndjekur nga Teuta me 34 dhe Flamurtari me 32. Në zonën e ftohtë të tabelës, Beteja zhvillohet mes Shkumbinit, Luftëtarit dhe Besës, ndërsa për Tomorin dhe Apoloninë, duhet një mrekulli për të qenë mes më të mirëve edhe në sezonin e ardhshëm./top chanel/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi