Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kur motivi mposht hendikepin Empty Kur motivi mposht hendikepin

Sat 10 Dec 2011 - 22:16
Kur motivi mposht hendikepin Chaise45
Në ekranet e Tv-se shoh një nxënës të ulur në rreshtin e parë jo vetëm duke shkruar, por duke konstruktuar një trup gjeometrik (paralelopiped) dhe atë duke dalluar me vijë të ndërprerë brinjët e jashtme (të dukshme) nga ato të brendshmet (të padukshmet).

Djali nuk shkruante me dorë as të djathtë e as të majtë. Ato nuk i kishte që nga lindja. Një kombinim i gabueshëm gjenetik e kishte lënë pa gjymtyrët aq të domosdoshme për njeriun.

Duart i kishte kompenzuar me këmbë. Ai shkruante dhe konstruktonte me këmbë më mirë se shumëkush tjetër me duar, mungesën e të cilave ai e kompenzonte me përkushtim impresionues. Ai kishte një të metë të rëndë fizike, por edhe një përparësi të rrrallë kognitive - përkushtimin, koncentrimin, këmbëngultësinë. Me përkushtimin që e karakterizonte ai e kishte mposhtur që në fëmijëri hendikepin e rëndë - pasojë e kombinikimit të gabueshëm përkatësisht moskombinimit të duhur gjenetik.

Me përkushtim e kishte mundur të metën faktkeqe të natyrës, por, vallë, a do të mund ta mundë edhe të metën e quajtur mospërkushtim shoqëror, kushte të rënda socialo-ekonomike, mosprospreitet?

Djaloshi impresionues kishte përrkrah edhe një mësues të dashur, i cili arsimimin për punë adekuate me raste të tilla e kishte kompenzuar me një përkushtim për lakmi. Nxitja dhe kurajimi për nxënësin e tij ishin të veçanta, jo vetëm si fjalë të thëna bukur, por mbi te gjitha si fjalë të thëna nga thellësia e shpirtit. Ai i gëzohej përparimeve të nxënësit siç do t'i gëzohej përparimeve të fëmijës së tij.

Me përkushtimin shembull ai s'mund t'i krijonte ndonjë karrikë të veçantë nxënësit të tij të dashur, as nuk mund t'i ofronte kushte të tjera të veçanta, të cilat do të mund t'i kishin nxënësit me nevoja specifike si në ndonjë vend të përparuar si Zvicra apo vendet skandinave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi