- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Zvicër, vaskë hidromasazhi në fushën e blertë
Tue 12 Mar 2013 - 12:46
Dëshira për të çuditur dhe për t’i ofruar privilegje tifozëve nuk njeh pengesa, të paktën në futboll.
Kjo ka ndodhur në Zvicër, ku ekipi i Grasshoppers-it ka lançuar, në nisje të ndeshjes me St Gallen, një ide tërësisht të re dhe sigurisht të ndryshme nga tribunat e nderit, në të cilat jemi mësuar të shohim mbështetësit VIP.
Dy tifozë të “karkalecave” kanë asistuar ndeshjen, të fituar nga Grasshoppers 3-1, por të futur në një vaskë “Jacuzzi” me hidromasazh, të vendosur në skajet e fushës së futbollit të “Letzigrung”.
Dhe jo vetëm kaq: uji i vaskës, në skajet e të cilës ishin varur fanella të ndryshme të skuadrës së Zyrihut, ishte ngrohur në 36 gradë celcius, për të shmangur të ftohtin intensiv të mbrëmjes, teksa dy tifozët kanë mundur të përfitojnë edhe disa shishe birre, të ofruara nga klubi.
Për të kompletuar “paketën” e ofruar nga klubi, lojtarët kanë shkuar të festojnë fitoren pikërisht në vaskën pranë fushës. /top chanel /
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi