Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arritjet në fushën e shkencës: zbulimet e mëdha të 2011-s Empty Arritjet në fushën e shkencës: zbulimet e mëdha të 2011-s

Tue 3 Jan 2012 - 16:33
Arritjet në fushën e shkencës: zbulimet e mëdha të 2011-s Arritjet_ne_fushen_e_shkences_Mjekësi, astronomi, mjedis: sipas revistës amerikane “Science”, në këto fusha janë kryer studimet më të mira.Perspektiva të reja në parandalimin e Sidës, pluhurat e një asteroidi, gjenomën e njeriut arkaik, sekretet e fotosintezës, retë e universit të lashtë, ekosistemin e baktereve të zorrëve, vaksinën kundër malaries, planetët dhe yjet e tjera, kristalet e zeolitit dhe eliminimin e qelizave që ndikojnë në plakje. Të rreshtuara kështu njëra pas tjetrës janë dhjetë zbulimet më të rëndësishme të vitit 2011. Ky është klasifikimi i revistës amerikane “Science”, gjë e cila bëhet çdo fundvit.

Pas një “eklipsi të gjatë”, kërkimet për sëmundjen e Sidës rikthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes. Vaksina kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, që ka marrë dhe vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish, nuk është ende gati, megjithatë një studim klinik i kryer te 1750 çifte ka vërtetuar se pacientët e prekur nga Sida, të cilët po kurohen me barna antiretroviralë (ARV), kanë 96% më pak gjasa që t’ua transmetojnë sëmundjen partnerëve të tyre. Kështu pra, kura shërben edhe për parandalimin e sëmundjes. Antiretroviralët mund ta ndalojnë Sidën atje ku vazhdon të përhapet, konkretisht në Afrikë dhe në Amerikën Jugore. Në vendin e dytë, duke u mbështetur sërish te klasifikimi i revistës “Science”, janë renditur 52 grimcat e pluhurit që sonda hapësinore “Hayabusa” ka marrë nga asteroidi “Itokawa” dhe e ka sjellë në Tokë. Duke pasur parasysh vështirësitë, pas shtatë vjetësh udhëtim anija kozmike arriti të merrte një copë të vogël, por shumë të çmuar nga asteroidi. Pasi u analizuan në laborator, 52 kokrrizat e pluhurit vërtetuan se meteoritët janë copëza asteroidesh të ngjashme me “Itokawa”.

Në dhjetëshen më të mirë të fundvitit, astronomia rikthehet dy herë. Renditet sërish në vendin e pestë me vëzhgimin e reve të hidrogjenit dhe heliumit të dala nga Big Bang. Kjo gjë u zbulua nga italiani Michele Fumagalli dhe kolegët e tij amerikanë Xavier Prochaska e John O’Mearacon përmes teleskopëve gjigantë “Keck” në ishujt Havai. Po ashtu, astronomia pozicionohet edhe një herë në vendin e tetë me zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën, të para nga anija kozmike hapësinore “Kepler” e NASA-s.

Sot e kemi më të qartë origjinën tonë, falë analizave të ADN-së së njeriut të Denisovit (në Azi) dhe “Australopithecus sediba” Austrolopitekut (Afrika e Jugut): gjenet primitive dhe moderne jetojnë bashkë më shumë nga ç’e kishim imagjinuar (në vendin e tretë).

Një proteinë e përfshirë në fotosintezë dhe e studiuar nga shkencëtarët japonezë ka fituar vendin e katërt të klasifikimit të revistës “Science”: veçon ujin te hidrogjeni dhe oksigjeni dhe mund të na ndihmojë që të prodhojmë energji të pastër.

Mikrokozmosi i baktereve që jetojnë në sistemin tonë të tretjes, shumë i domosdoshëm për shëndetin, i ka dhënë jetë zbulimit që zë vendin e gjashtë në dhjetëshen më të mirë.

Pas këtij zbulimi renditet vaksina për malarien, që është në fazë eksperimentimi te 19 mijë fëmijë (malaria vret një milion viktima në vit). Kristalet e zeolitit, të përdorura për porozitetin e tyre në ekstraktimin e benzinës nga nafta dhe në shumë punë të tjera industriale, kanë rrëmbyer vendin e nëntë.

Në vendin e dhjetë është pozicionuar sërish mjekësia: eksperimentet te minjtë e laboratorit kanë treguar se duke eliminuar qelizat e vjetra përmes një proteine target, arrihet një rinim i organizmit, pavarësisht sëmundjeve të moshës së vjetër. Natyrisht që nuk është pilula e rinisë, por një hap drejt cilësisë më të mirë të jetës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi