- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
10 zbulimet më të mëdha të vitit 2012
Tue 18 Dec 2012 - 0:39
10 zbulimet më të mëdha të vitit 2012
(Në foto: "Grimca e Zotit" nga eksperimenti i CERN-it në Zvicër)
2012
mund të cilësohet si një ndër vitet më të suksesshme për shkencën.
Brenda 12 muajve të fundit, njerëzimi ka përparuar nga zbulimet
hapësinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.
Por
cilët janë 10 zbulimet më të rëndësishme për këtë vit, kur kanë mbetur
edhe dy javë nga mbyllja e tij? Rënditja e këtyre zbulimeve e kat
transmetuar TCH.
1) 4 korrik 2012, në laboratorin fizik të
CERN-it në Zvicër njoftohet zbulimi i “Grimcës së Higgs-it”, e njohur
ndryshe si “Grimca e Zotit”. Prezenca e një grimce të tillë, e hedhur në
teori 50 vite më parë nga një fizikant skocez, shihet nga fizikantët si
faktori që përcakton ekzistencën e materies, ashtu sikundër ne e njohim
sot.
2) Zbërthimi i genomit të grurit, një hap tejet i
rëndësishëm që pritet të ndihmojë në krijimin e hibridëve që do të
përshtaten me temperaturat gjithnjë e në rritje të planetit tonë për
shkak të ngrohjes globale, por edhe një instrument që do t’i sigurojë
njerëzimit më shumë ushqim për të përballuar rritjen “e shfrenuar të
popullsisë”.
3) Zbulimi i mekanizmit të injektimit dhe
fabrikimit të proteinave në brendi të qelizave, i konsideruar si
“gurëthemeli” i kurimit të sëmundjeve, sidomos të tumoreve.
4)
Zbulohen “intro-tokësorët” apo organizmat që jetojnë në ambiente dhe
kushte ekstreme në Tokë, që nga thellësitë më të mëdha të oqeaneve e
deri tek skajet më të ftohta të planetit tonë. Zbulimi do të ndihmojë
për të kuptuar më mirë origjinën e vetë jetës në Tokë, por shërben edhe
si orientim për kërkimet e jetës në Mars.
5) Zbulimi i ADN-së
së denisovianëve, apo “kushërirët tanë të parë” që mendohet se kanë
jetuar 80 mijë vite më parë në Siberi. Autorët e zbulimit mendojnë se ka
patur kryqëzime mes denisovianëve (të zbuluar rishtazi) dhe Homo
Sapiens. Gjurmët gjenetike të denisovianëve gjenden edhe sot në masën
nga 3-6 përqind kryesisht tek banorët e Azisë Jug-lindore.
6)
Zbulohet “hormoni i zemrës”, ndryshe hormoni që djeg kaloritë dhe
përshpejton procesin e shndërrimit të tyre në energji. Studiuesit dhe
mjekësia e konsiderojnë si një hap gjigant në përparimin e luftës kundër
obezitetit.
7) Fizika kuantike i jep përgjigje pyetjes që e
mundon prej vitesh; fotonet janë valë apo grimcë? Një eksperiment i
kryer këtë vit, provoi se fotonet janë njëkohësisht edhe valë edhe
grimcë.
Qentë nisën të zbuten nga njeriu rreth 33 mijë vite
më parë në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më pas, epoka e akullnajave
“zhduku” rracën e zbutur të qenve, e më pas zbutja dhe miqësimi me këto
kafshë rinisi sërish, por këtë herë në shumë zona të planetit.
9)
Zbulohet planeti ekstra-solar më i afërt me Tokën. Ndodhet rreth 4.3
vite dritë larg në sistemin diellor Alpha Centaur. Sipërfaqja e tij
është e populluar nga shkëmbinj, por problemi është se temperaturat
shkojnë deri në 2 mijë gradë celcius.
10) Zbulohet proteina që
kuron tumorin në kokë, sëmundje e njohur si glioblastoma multiformë
(GBM). Objektivi: të përdoret aty ku kimio dhe radio-terapia dështojnë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi