Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Buxheti i vitit 2012 Empty Buxheti i vitit 2012

Fri 4 Nov 2011 - 13:51
Buxheti i vitit 2012 Qeveria%20Bisedimet%20drejt%20perfundimitPër her të parë publikisht pranohet se është bërë ndarje me 25 perqind e buxhetit sa u perket investimeve kapitale edhe në vendbanimet shqipare. Kjo perben nje lajm te mire per qytetaret. Keshtu shprehet profesori univerzitare Bilall Kasami lidhur me projekt buxhetin e vitit 2012 te cilin e propozon qeveria. Sipas Bilallit realizimi projekteve kapitale do te ishte ne dobi te qytetareve.
Mendoj se eshtë berë nje hap i mire sa i perket ndarjes se buxhetit te pjeses kapitale sepse sa i perket shpenzimeve korente eshte problem ne administrate te percaktohet sa shqiptare marin rroga dhe sa maqedon dhe pozita e tyre. Po te arije Qeveria ta realizoje kete pjese vecanerisht investimet kapitale do te ishte mire per qytetaret, mirpo une personalisht duke pasur parasyshe te kaluaren dyshoj se do te arrije qeveria ta realizoje ne mase te konsideruashme ashtu sic realizon shpenzimet tjera edhe pjesen kapitale te buxhetit, deklaroi profesori universitar Bilall Kasami
Pervoja tregon se shpenzimet te cilat kane te bejne me rrogat dhe shpenzimet tjera te korentit realizohen ne mase te madhe deri në 90 perqind nenvizon Kasami. Ai thote se problemi ne vazhdimsi paraqitet ne lidhje me realizimin e pjeses kapitale te buxhetit per te cilen ka procedure per terheqjen e tyre.
Duke pasur parasysh rethanat ne maqedoni pjesa me e madhe e shpenzimeve shkon pr administrat publike dhe per shpenzime korente kurse gati nje e treat e buxhetit shkon per shpenzime kapitale. Kjo tregon se ne Maqedoni shpenzimet e administrates jane te medha dhe nje pjese e madhe e buxhetit shkon per shpenzimet e rogave. Kete vit megjithate ka nje rritje per shpenzimet kapitale te cilat jane parapare ne buxhet dhe kjo eshte mire sa i perket sektorit ekonomik, theksoi profesori universitar Bilall kasami
Kasami vlerson se Qeveria është përafërsisht e saktë për sa i përket inflacionit të mundshem gjate vitit 2012 i parapare për 2,5 përqind ndërkoh thotë se rritja ekonomike edhe gjate vitit të ardhshem nuk do te jete 4.5 perqind por rreth 3 perqind ashtu siç prognozon edhe Banka botrore. Sipas tij po te arrije Maqedonia te realizoje nje rritje ekonomike qofte edhe prej 3 perqind do te jete mire per ekonomine e vendit.


Naimi Ramadani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi