- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Disiplina ndëshkon Besën e Deden
Thu 14 Mar 2013 - 9:36
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me 1 ndeshje pa tifozë skuadrën e Besës duke e arsyetuar këtë vendim me dështim në përmbyshjen e përgjegjësive për zhvillimin e një ndeshjeje.
Përvec kësaj klubi i Besës është dënuar edhe me 200 mijë lekë gjobë. Pas ndeshjes së fundjavës së kaluar Besa-Tirana, trajneri i skuadrës kryeqytetase denoncoi dhunën e ushtruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi gjatë pushimit të ndeshjes.
Pas denoncimit të Dedes, kryebashkiaku i Kavajës u arrestua vendim ky që më pas gjykata e cilësoi si të paligjshme.
Ndërkohë komisioni i Disiplinës ka dënuar me 4 ndeshje pezullim trajnerin e Besës, Perparim Daiu për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe gjithashtu me 2 ndeshje pezullim trajnerin e Tiranës Nevil Dede për provokim të publikut.
Pjesë e vendimeve të Disiplinës ka qenë dhe lojtari i Besës Sokol Cikalleshi i cili është pezulluar 1 ndeshje.
Disiplina mori vendim edhe për incidentin e ndodhur në Gramsh ku kryetari i Bashkisë hyri me automjet në fushë. Lidhur me këtë incident, Gramshi u dënua me zhvillimin e ndeshjeve në fushë asnjëanëse për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. /top channel/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi