Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

ShShA kundërshton Ilir Dedën Empty ShShA kundërshton Ilir Dedën

Fri 7 Jun 2013 - 10:00
Shoqëria Shqiptaro-Amerikane (ShShA) me seli në Cikago, ka reaguar ndaj deklaratave të Ilir Dedës, drejtues i KIPRED-it.

Skënder Karaçica nga kjo shoqëri, deklaron se nga analistë të ndryshëm, shpesh dalin “vlerësime”të ngutshme dhe herë-herë jashtë kontestit politik,historik dhe shkencor të kohës.

“Në vlerësimet hulumtuese politike që i kushtohen çështjes shqiptare në Maqedoni,Ilir Deda rreshqet mbi tezat e tij dhe mundohet të krijojë opinion kur thotë ‘shqiptarët do të themelojnë bashkësinë e komunave të tyre në Maqedon”, thotë Karacica.

Në konferencën “Serbia dhe Bashkimi Evropian – shans i ri”, sic ka ritransmetuar Telegrafi, me 5 qershor 2013, Deda ka deklaruar se “në Maqedoni kemi stagnim të situatës, për shkak se kryeministri i këtij vendi nuk dëshiron që të çoj vendin në NATO, ndërsa nga ana tjetër, shqiptarët në këtë vend dëshirojnë anëtarësimin në NATO”.

“Shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore gjatë viteve të ardhshme do të themelojnë bashkësinë e komunave të tyre”, ka deklaruar analisti Deda

Ai duke folur për zhvillimet në Maqedoni, nënvizoi se shqiptarët në të ardhmen në këtë vend do të formojnë bashkësinë e komunave të tyre.

Por në reagimin e ShShA-së thuhet se ky konstatim nuk mund të qëndrojë.

“Nuk e dimë se a është në dijeni (analisti)i KIPERD-it në Prishtinë se populli shqiptar me 40 për qind të përberjes kombëtare nuk është pjesë shtetformues me Kushtetutën e këtij vendi si dhe statusi i komunave të pushtetit lokal sipas standardeve të Konventës Europiane”, shkruan në reagim.

Më tej theksohet se ky asociacion politiko-kombëtar i ShShA-së; “ia sheh për të madhe Ilir Dedës që bënë krahasime kuturu dhe që janë jashtë kontestit të kohës shqiptare”.

“Si është e mundur, që kryeministri aktual(Nikolla Gruevski)nuk dëshiron që ta çojë vendin e tij në NATO,ndërsa shqiptarët dëshirojnë anëtarsimin në NATO(!).Kjo nuk i qendron kohës.”,thotë ShShA-ja në Çikago.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi