- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Papa nën akuzë se nuk kundërshtoi diktaturën në Argjentinë
Sat 16 Mar 2013 - 1:05
Kjo pritej. Brenda pak orësh, mediat kanë nisur që të gjejnë pikat e dobëta të Papës së ri.
Françesku I është vënë nën akuzë se ai nuk ka ngritur zërin ndaj abuzimeve me të drejtat e njeriut gjatë qeverisjes diktatoriale në vendin e tij, në Argjentinë.
Por Vatikani ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
Zëdhënësi i Vatikanit tha se këto akuza vijnë nga elementë të majtë anti- klerikalë.
Korrespondenti i BBC thotë se fakti që Vatikani po reagon kaq shpejt, tregon se kjo histori mund ta dëmtojë Papën e ri.
Ish- kreu i jezuitëve në Argjentinë, është akuzuar se nuk është përballur me juntën ushtarake gjatë sundimit në vitet 1976- 1983. Mijëra njerëz u morën peng dhe u vranë në atë që njihet si “Lufta e pistë”.
Një nga dy priftërinjtë e marrë peng, që vdiq më vonë, akuzoi Bergolion se i ka dërguar ata drejt skuadrave të vdekjes, pasi nuk mbrojti publikisht punën e tyre.
Por disa thonë se fakti që ai u përpoq t’i largonte priftërinjtë nga postet e tyre, tregon se ai donte t’i mbronte.
Ndërkohë, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron, iu përgjigj deklaratave të Papa Françeskut se ishujt Falkland janë uzurpuar nga Britania.
Ishujt, që pretendohen nga Argjentina, kanë bërë së fundmi një referendum dhe 99.8 përqind e banorëve janë shprehur se duan të jenë pjesë e Britanisë.
“Tymi i bardhë mbi ishujt Falkland ishte shumë i qartë,” tha Kameron./Tema/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi