Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Moti i keq dëmton edhe hekurudhën  Empty Moti i keq dëmton edhe hekurudhën

Sat 16 Mar 2013 - 8:22
Moti i keq dëmton edhe hekurudhën  Hekurudhashqiptare

Kushtet atmosferike kanë goditur edhe hekurudhat, duke ndërprerë qarkullimin e trenave të pasagjerëve dhe mallrave në një nga linjat më të frekuentuara, pikërisht atë Durrës-Elbasan.

Të gjitha lëvizjet me tren nga Elbasani drejt Durrësit a Tiranës dhe anasjelltas janë ndërprerë deri në riparimin e segmentit të dëmtuar.

Pezullimi i përkohshëm i qarkullimit mbi shina ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që nuk kanë pushuar gjatë 48 orëve të fundit dhe për pasojë kanë dëmtuar ndjeshëm trasenë në një gjatësi prej disa metrash, në zonën e Peqinit.

Shkak është bërë erozioni, duke e kthyer në të pamundur lëvizjen në këtë linjë, gjë që ka dëmtuar dhe udhëtarët që zgjedhin këtë transport ekonomik për nevojat e tyre.

Drejtues të Hekurudhës Shqiptare dhe brigadat e punës kanë mbërritur në pjesën e dëmtuar të linjës dhe po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe kthyer normalitetin në qarkullimin hekurudhor.

Sipas drejtorit të Infrastrukturës Hekurudhore, Edmond Dobi, do të punohet me intensitet të lartë në mënyrë që kjo linjë hekurudhore, mjaft e rëndësishme, të kthehet në normalitet brenda ditës së dielë. /top channel/

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Moti i keq dëmton edhe hekurudhën  Empty Re: Moti i keq dëmton edhe hekurudhën

Sun 17 Mar 2013 - 0:12
Ja hodhen motit te keq tani, qe ka qe pas kohes se Enverit "e vdekur" hekurudha shqiptare!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi