Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përmbytet Shkodra, Shtabi i Emergjencave: Nuk është e vërtetë Empty Përmbytet Shkodra, Shtabi i Emergjencave: Nuk është e vërtetë

Wed 20 Mar 2013 - 15:40
Përmbytet Shkodra, Shtabi i Emergjencave: Nuk është e vërtetë 400Këtë vit banorëve të Shkodrës iu duhet të përjetojnë edhe njëherë një përmbytje titale kjo për shkakun se është rritur niveli i Liqenit të Shkodrës.
Kjo situatë pavarësisht pushimit te reshjeve te shiut, është krijuar si pasojë prurjeve të shumta nga Mali i Zi dhe shkarkimet e hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Nëse prurjet vijojnë, rrezikohet bllokimi i rrugës hyrëse në Shkodër.
Por, më problematike situata paraqitet në Livadhe, ku banorët shprehen se prej 4 ditësh janë tërësisht të izoluar dhe askush nga përfaqësuesit e pushtetit nuk ka ardhur të kujdeset për ta e as për të bërë furnizime me ujë të pijshëm.
Në të dhënat e shtabit të emergjencës, kjo zonë nuk rezultonte si e përmbytur.

Ndërkohë banorët shprehen se situata është shqetësuese, dhe kërcënohen nga përmbytje si ato të vitit 2011, ndërsa apelojnë për ndërhyrje emergjente
Njëkohësisht, situata në zonën e Nënshkodrës vazhdon të jetë pothuaj e njëjtë me ditët e mëparshme.Vijojnë të mbeten nën ujë Oboti, Ana e Malit, Dajci e Bërdica.
Mësohet se në fshatin Shirq uji ka arritur deri në 1 metër, ndërsa në Bardhaj lumi Kir rrezikon të përmbysë rreth 50 banesa. Banorët e fshatit Bardhaj i tremben prurjeve të shumta të lumit dhe për këtë arsye kanë njoftuar edhe Shtabin e Emergjencave. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi