- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Agnesa Vuthaj bëhet nuse!
Sat 23 Mar 2013 - 17:08
“New Grand Wedding Kosova 2013” është panairi i parë i dasmave që u hap më 21 mars dhe zgjatë deri më 22 mars dhe mbahet në Hotel “Emerald”. Imazh i panairit të parë të dasmave në Kosovë është modelja e njohur Agnesa Vuthaj e cila përveç prezantimit të bukurisë së saj, ajo ka ndihmuar mjaft shumë edhe në organizimin e këtij panairi. Pra Agnesa përveç imazhit ajo është edhe këshilltare artistike e këtij projekti.
Sipas saj, Kosovës i ka munguar mjaft shumë një panair i tillë, ku opinioni i gjerë do të ketë rastin të njihet për së afërmi me procesin e organizimit së ceremonisë dasmore.
Ka pasur shumë biznese të interesuara për këtë panair për t’i ekspozuar produktet e tyre, si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia, duke filluar nga kompani që organizojnë, dekorojnë e planifikojnë dasma, për të vazhduar me kreatorët më të mirë të fustaneve të nusërisë, pastaj fotografë e produksione xhirimesh, grimere e stiliste flokësh, sallone estetike, lulishte, pastiqeri, dizajnues kurorash për nuse, kostume për dhëndrin, muzikantë e mësues vallëzimi etj. Ajo ka folur se si ka ardhur deri te kjo ide.
“Ideja ishte e Shemsije Dermakut, e cila merret me dekore dhe planifikim të dasmave dhe ngjarjeve të tjera festive qysh para shumë vitesh. Ne kemi bashkëpunuar edhe në projekte të tjera si “Miss Kosova”, andaj vendosa të inkuadrohem për t’i ndihmuar rreth organizimit dhe dëshira e organizatores së panairit ishte që unë të jem edhe imazh i këtij panairi, duke realizuar fotografitë dhe reklamën televizive për Panairin e Parë të Dasmave në Kosovë”, thotë ajo. Ajo ka folur edhe për vështirësitë me të cilat janë përballur.
“Si në çdo projekt tjetër, edhe tek ky panair ka pasur vështirësi, të cilat kemi arritur t’i përballojmë dhe t’i kalojmë. Kur një punë bëhet me dashuri dhe përkushtim, vështirësitë e paplanifikuara vetëm të japin forcë për të punuar më shumë drejt qëllimit kryesor, suksesit të panairit”, ka përfunduar ajo. (zeri)
Burimi: http://www.panorama.com.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi