Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sat 23 Mar 2013 - 17:47
“E kam një të dashur, por kam zbuluar se ka gjëra më të rëndësishme se dashuria”Ka bërë një takim me veten për pak reflektim në ditëlindjen e tij të 50-të. Kujtim Prodani ia dedikon albumin e tij të tretë shpirtit, si pasuria e vetme e një mendjeje të trazuar. Ia kushton edhe dashurisë, dhe për të gjithë ata që jetojnë me të vërtetë për të. Nëntë këngë sa të dhimbshme për nga përmbajtja, aq të ndjera për nga muzika, Kujtimi ia bën dhuratë vetes për ditëlindjen e tij. Çfarë ka përjetuar këtë gjysmëshekull të jetës së tij dhe si do e dëshironte jetën pa plane drastike si martesa.Në 50-vjetorin tënd promovon albumin e tretë me titull “Shpirt i trazuar”. Çfarë të ka frymëzuar për një titull të tillë?Do ju përgjigjesha me vargjet e këngës: “Ky realitet, pa poezi! Nga vetja shumë jemi larguar… “Quo vadis, o njeri?! Të gjithë ndihemi të trazuar, kjo është gjëja më e natyrshme në këtë periudhë. Le të dalë dikush dhe të ma kundërshtojë. Njeriu gdhihet e ngryset me kronika të zeza, ngjarje makabre, njerëzve në Tiranë u ka ikur buzëqeshja nga pikëpyetje të tipit “Ku po shkoj?”Natyrisht që artisti ka nevojë për trazim që e bën të ulet dhe të hedhë nota në partiturë.
Ti shkruan muzikë për veten apo për të tjerët?
Shkruaj për vetveten, pra pikënisja është vetvetja ime ku të tjerët mund të gjejnë vetveten.
Mund t’i konsideronim ditar të jetës sate këto këngë, sa personale janë krijimet e tua?
Çdo album i imi është ditar, në çdo këngë e strofë gjendet Kujtimi. I këndoj ndjenjës, rebelimit të gruas, divorcit, pasigurisë, mëngjeseve stresuese, i këndoj dashurisë së shkuar dhe shpirtit, pasi për mua shpirti është më esencialja e njeriut.
Dashurisë që ti i këndon është pesimiste në këtë rast?
Jo, unë në jetë jam optimist dhe realist. Do veçoja këngën “Rebelja” që ka të bëjë me emancipimin e gruas, në rastet kur vjen një moment që ajo arrin ta përballojë jetën vetëm, dhe i thotë partnerit “po ta kthej këtë unazë dhe më lër të qetë”. Një këngë tjetër i dedikohet dashurisë për miqtë e mi, të cilët koha i ka testuar për të qenë të tillë për mua, ndërsa u drejtohem me vargjet e Anila Varfit “Pa ju s’jam asgjë”.
Këtë album mund ta konsiderojmë një takim me vetveten në 50-vjetorin tënd. Të ka ikur koha shpejt?
Vitet nuk ikin, po fluturojnë. 15 vitet e Austrisë kanë fluturuar dhe, po ashtu vitet në Tiranë, pas rikthimit. Miqtë e mi janë dhe artistë, janë miq të mirë që i ka testuar koha, e meritonin këtë këngë.
Ndërkohë që bashkë me albumin ke publikuar një klip me të njëjtin titull, ku ti udhëton me makinë kuturu. Kjo shpjegohet me faktin që tashmë je më i pjekur dhe e sheh jetën më me shqetësim?
Ky album dhe i parafundit “Me sytë nga dera”, janë të krijuara në momente të trazuara, kështu që duhet të dëgjohen dy herë, ndryshe nga ai “I’m from Tirana”, që është krijuar në Austri dhe është paqësor. Në lidhje me pyetjen që më bëni, mund të them që unë jetën njësoj seriozisht e marr, si gjithmonë. Por kjo gjendje ka lidhje me emocionin e krijuar nga jeta këtu në Tiranë. Ndryshe jeta në Austri, këtu në Shqipëri trazohesh, edhe tingujt e pianos trazohen, pra shkurt nuk mund të jesh i lumtur, pasi të gjithë kalojmë momente delikate.
Si e kalove natën e ditëlindjes, me kë?
Në fakt, kisha menduar ta festoja ditëlindjen me miqtë duke promovuar albumin, por kalova një problem shëndetësor dhe për ironi të fatit e kalova në spital.
Shumë mund të bëhen kureshtarë të dinë se pse kaq shumë këngë për dashurinë. Ke një të dashur që të frymëzon?
Patjetër që e kam një mikeshë.
Ndihesh i dashuruar?
Nuk e quaj dot dashuri. Është marrëdhënie shumë e bukur, interesante e më shumë sesa aq. Për mua dashuria shkon e vjen, zbehet e forcohet. Por unë kam zbuluar që paska gjëra më të bukura se dashuria dhe që është miqësia. Pastaj fjala “dashuri” më duket shumë e zakonshme.
Martesën e ke menduar ndonjëherë, është një nga planet e tua?
As që e kam menduar, sapo u bëra 50 vjeç dhe kam kohë (qesh).
Tashmë me kaq vite eksperiencë në jetë ke gjetur ndonjë ilaç për shpirtin?
Po. Janë muzika dhe dashuria.
Si një burrë gjysmëshekull sa i plotësuar ndihesh në jetën tënde?
Artistit nuk i pëlqen të rritet dhe unë refuzoj të rritem. Kam jetuar shumë, kam përjetuar shumë, kam pasur fatin të jetoj momente të bukura dhe jo të bukura, por jam i kënaqur. Ia dedikoj gjithçka publikut që ndryshoi rrjedhën e jetës sime në vitin 2003, që më besoi dhe më bëri t’i hyja karrierës si kantautor dhe të vazhdoj kështu.
Nga një reflektim mendon se ke bërë gabime në jetë?
Duhet të kem bërë, por s’i gjej dot.
50 vitet e ardhshme çfarë planesh ke në jetë?
Nuk mendoj gjatë, shijoj momentin.

KLOTILDA HARKA


Burimi: http://www.panorama.com.al
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 10:54
Prit ti prit se shpejt eshte akoma hahah grrrr ke kohe ke mos e vra mendjen fare Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   1698836746
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 11:05
Besoj se ka ngaterruar martesen me azilin ky grrrr
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 11:06
Nuk eshte vone sa nje here per tu martuar.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 11:06
Miikaaa shkruajti:Besoj se ka ngaterruar martesen me azilin ky grrrr
Hahahahahhah fiks fare ,mire e ke hahah eshte harruar ne boten e muzikes ku e ka harru me u martu ,e mjera une hahah ishalla s'bohem si ky hahahahah
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 11:10
Valbona shkruajti:
Miikaaa shkruajti:Besoj se ka ngaterruar martesen me azilin ky grrrr
Hahahahahhah fiks fare ,mire e ke hahah eshte harruar ne boten e muzikes ku e ka harru me u martu ,e mjera une hahah ishalla s'bohem si ky hahahahah

Te uroj te behesh si Beyonce nje artiste e talentuar dhe me vlera familiare .. Very Happy

Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Sun 24 Mar 2013 - 11:26
Miikaaa shkruajti:
Valbona shkruajti:
Miikaaa shkruajti:Besoj se ka ngaterruar martesen me azilin ky grrrr
Hahahahahhah fiks fare ,mire e ke hahah eshte harruar ne boten e muzikes ku e ka harru me u martu ,e mjera une hahah ishalla s'bohem si ky hahahahah

Te uroj te behesh si Beyonce nje artiste e talentuar dhe me vlera familiare .. Very Happy

Te lumte goja Very Happy ishalla si ajo te behem......
Sponsored content

Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë   Empty Re: Kujtim Prodani mbush 50 vjeç:Eshtë ende shpejt për martesë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi