Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Historiku i biçikletës Empty Historiku i biçikletës

Sun 24 Mar 2013 - 14:33
Historiku i biçikletës 1175-370x243Biçikleta u shpik nga fundi i shekullit te 18-te. Qe nga ajo kohe e deri me sot, perdorimi dhe mekanizmi i saj ka ndryshuar vazhdimisht. Biçikleta qe perdoret ne ditet tona eshte vazhdim i asaj te permiresuar nga De Sevriak qe me 1770.

“Biçikleta e pare, perbehej nga dy rrota te mberthyera midis tyre me nje drushte transversal, ku qendronte edhe çiklisti. Ai mbante ne duar nje lloj timoni. Lartesia e biçikletes, e ndertuar krejt prej lende druri, ishte e tille, qe e lejonte çiklistin t’i bente levizjet me ane te kembeve. Keto preknin ritmikisht token dhe shtynin biçikleten. Me vone Kilkpatrik Mak Milan e permiresoi biçikleten, sidomos me dy “leva”, qe leviznin me anen e kembeve, vendosi nje ndenjese me te pershtatshme dhe perdori lende me te lehta per ndertimin e saj.

Permiresime te dukshme i kane bere biçikletes mekaniket Zhan Lak dhe Pier Misho. Ata vendosen pedalet dhe rroten e pare te zmadhuar. Pedalet e fiksuara ne rroten e pare, me diameter 1,65 metra. Me 1867, Pier Misho dhe djali i tij Ernest paraqiten ne ekspoziten boterore te Parisit nje biçiklete me peshe 35 kg. Po keta te dy ndertuan ne vitin 1869 nje biçiklete me rrota metalike, me pas filluan te prodhonin biçikleta ne seri dhe nxoren ne treg marken e pare te biçikletave “Misho”. Ne fillim biçikleta nuk kishte asnje qellim sportive. Ajo vlente per te bere shetitje. Me vone u perdor shume si mjet transporti, sidomos nga punetoret edhe nxenesit. Rreth vitit 1869, biçikleta u perdor edhe si mjet sportive. Me 7 nentor 1869, XH.Mur fitoi garen nderkombetare te Londres duke u njohur si kampioni i pare boteror. Ndersa ne vitin 1875, mekaniku Zhorzh Zhyran u njoh si shpikes i biçikletes moderne me rrota te barabarta, zinxhir dhe frena. /urban
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi