Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jo vetëm buzë dhe gjoks, ja cfarë u pëlqen realisht meshkujve Empty Jo vetëm buzë dhe gjoks, ja cfarë u pëlqen realisht meshkujve

Tue 26 Mar 2013 - 16:31
Jo vetëm buzë dhe gjoks, ja cfarë u pëlqen realisht meshkujve 78TIRANE-Disa meshkuj çmenden pas gjoksit të femrës, e disa pas vitheve, e disa nga buzët, sytë e me radhë. Por kjo nuk do të thotë se ata pëlqejnë vetëm anën fizike të tyre. Janë disa elementë që i bëjnë vërtet meshkujt të çmenden pas një femrë. Ja disa prej silësive.

Një dëgjuese e mirë
Shumica e meshkujve i çmojnë femrat që janë në gjendje vetëm të dëgjojnë, pa përdorimin e shprehjeve ‘të kam thënë’, apo komenteve të ngjashme. Thjesht që janë në gjendje të dëgjojnë dhe të thonë ‘në rregull, unë jam këtu për ty, kurdo që të kesh dëshirë për të biseduar’.

Spontaniteti
Një nga gjërat që meshkujt e pëlqejnë më shumë te një femër është spontaniteti dhe mungesa e komplekseve. Ata shumë më shumë pëlqejnë dikë që është në gjendje të këndojë para tyre pa u brengosur nëse zëri i saj do të tingëllojë i tmerrshëm.

Vetëbesimi
Femrat që janë të kënaqura me gjërat që i kanë në jetën e tyre dhe që bëjnë gjëra të cilat në fakt u pëlqejnë atyre janë disa nga vetitë që meshkujt i bëjnë të bien në dashuri. Atyre u pëlqen të jenë afër një femre që është pozitive dhe nuk ankohet tërë kohën.

Sensi i humorit
Meshkujt çmenden pas atyre që mund t’i bëjnë të qeshin. Kjo i bën ata të ndihen sikur edhe më vonë në jetë dhe kur të përballen me çështje të ndërlikuara ju do ta mundësoni tejkalimin e tyre me lehtësi.11katra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi