Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Empty Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!!

Fri 29 Mar 2013 - 21:14
Fustani duhet të jetë i përshtatshëm dhe i denjë për eventin ku ai do të vishet. Ja disa këshilla se si mund të zgjidhni veshjen e duhur për të dalë në kafe, restorant, vizitë te miqtë dhe takim apo event zyrtar.


Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Ladyalbania-Si-te-zgjedhesh-veshjen-ideale-per-raste-te-ndryshme-001Në bar dhe kafe...........
Nëse po shkon në një kafe moderne, plot njerëz, me gatime jo të zakonshme dhe me kokteile nga më të çuditshmet, atëherë ti mund të eksperimentosh me veshjen tënde.
Këtij vendi do ti përshtateshin një këmishë me ngjyrë të çelët mëndafshi me fund apo pantallona të errëta dhe me këpucë me takë (apo çizme kur bëhet fjalë për sezonin e vjeshtës apo të dimrit). Kjo veshje do tju tregonte tepër elegante dhe njëkohësisht trendy dhe me stil.
Nëse do të shkosh në një kafe të tillë në mbrëmje dhe do të jesh me disa miq, atëherë një fustan kokteili (me disa ngjyra dhe elemente të kombinuara me njëra-tjetrën) do të ishte ideale dhe ti do të bije në sy.
Nëse po pregatitesh të shkosh në një klub, pub ose disko, atëherë jepi liri fantazisë tënde. Në këtë rast vlen vetëm një këshillë - veshja të jetë e hapur, provokuese, trendy dhe të nxjerrë në pah pjesët më të bukura të linjave tuaja dhe sigurisht, më e rëndësishmja, qe ti të ndihesh sa më mirë dhe komode.
Si shembuj të varianteve ideale mund të përmendim: një fustan mëndafshi ngjyrë korali të ndezur, një fustan të ngushtë me ngjyra të arta të leopardit apo çdo fustan tjetër me ngjyrat në modë të stinës dhe që ju rrijnë mirë pas trupit.


Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Ladyalbania-Si-te-zgjedhesh-veshjen-ideale-per-raste-te-ndryshme-002Në restorant.........
Nëse planifikon të shkosh në restorant për një darkë romantike me partnerin, nuk duhet eksperimentuar shumë me ngjyrat dhe aksesorët dhe duhet zgjedhur çdo gjë me më tepër kujdes.
Në raste të tilla më mirë të vishesh më serioze dhe elegante, por sigurisht që veshja juaj nuk duhet ti ngjajë veshjes së zyrës. Për pranverën dhe vjeshtën është shumë e përshtashme një fund dhe këmishë, të kombinuara me këpucët elegante me takë dhe me një xhaketë të lehtë.
Për tu dukur më tepër elegante dhe femërore, mund të zgjedhësh një fund me bel të lartë, që është edhe hit i sezonit dhe ti përshtatësh këpucët apo sandalet e duhura.
Fustani - është absolutisht një variant ideal për një darkë në restorant. Por ki kujdes për çdo detaj, fustani nuk duhet të jetë i ngarkuar dhe me shumë ngjyra dhe mos e tepro me aksesorët.

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Ladyalbania-Si-te-zgjedhesh-veshjen-ideale-per-raste-te-ndryshme-004Për vizitë tek miqtë .....
Nëse planifikon të shkosh për një vizitë të shkurtër apo për darkë tek miqtë, ateherë relaksohu pasi sështë e nevojshme të ndjekësh rregullat e veshjes si në një mbrëmje.
Por kjo nuk do të thotë se mund të dalësh me rrobat sportive të shtëpisë! Pasi, megjithëse miqtë mezi presin të të takojnë, është e kuptueshme që atyre do tju pëlqente më shumë nëse ju visheni bukur dhe ikushtoni rëndësi kësaj pjese edhe për takimin me ta.
Mëndafshi dhe pëlhurat me material të derdhur do ti jepnin karakter festiv veshjes tuaj. Prandaj, mund të veshësh xhinse, fund apo pantallona të thjeshta të kombinuara me një bluzë, këmishë apo kanatjere prej mëndafshi apo atllasi dhe do të dukesh shkëlqyeshëm.
Një menyrë tjetër për tu veshur thjesht por festive në raste të tilla është edhe përdorimi i aksesorëve apo veshjeve ngjyrë ari ose argjendi me efekt dhe shkëlqim metalik.

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Ladyalbania-Si-te-zgjedhesh-veshjen-ideale-per-raste-te-ndryshme-006Takim zyrtar...
Nëse të kanë ftuar në një mbrëmje apo eveniment zyrtar, ku ka një dres-kod të caktuar, atëherë duhet të bësh shumë kujdes me zgjedhjen e veshjes.
Përveç veshjes, çdo gjë tjetër në këtë rast duhet ti përshtatet mbrëmjes, që nga modeli i flokëve deri tek këpucët dhe aksesorët, që duhet të jenë zyrtarë, elegantë por edhe festivë (nëse bëhet fjalë për evenimente të tilla si jubilar apo inagurim).
Një veshje universale për këtë rast është një fustan i vogël i zi, i cili duhet të jetë i pranishëm sigurisht, në garderoën e çdo femre.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Empty Re: Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!!

Fri 29 Mar 2013 - 21:15
per kafe qenke vesh bukur
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Empty Re: Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!!

Fri 29 Mar 2013 - 21:17
epo ktu skam probleme...ne cdo situat jam perfekte
Sponsored content

Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!! Empty Re: Si të zgjedhësh veshjen ideale për raste të ndryshme!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi