Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Ngeli motrën, vëllai shkon e rreh me grushta petagogen Empty Ngeli motrën, vëllai shkon e rreh me grushta petagogen

Fri 29 Mar 2013 - 22:54
Ngeli motrën, vëllai shkon e rreh me grushta petagogen 510

I vuri një notë jokaluese së motrës e për këtë i duhej të merrte edhe “çmimin”.
Abla Xhaferi, vajza e dekanit të këtij filiali, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Peshkopisë dhunën e ushtruar ndaj saj nga shtetasi Bledar Elezi, 26 vjeç, punonjës i një banke private në qytetin e Peshkopisë.

Burime pranë Policisë lokale bënë me dije se pak minuta pas fyerjes dhe goditjes së Xhaferit, kjo e fundit ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Dibrës dhe ka kërkuar ndihmë. Drejtuesit vendorë kanë dërguar menjëherë efektivë të Policisë në filialin e universitetit dhe kanë marrë fillimisht gjeneralitetet e autorit.

Abla Xhaferi është shprehur shkurt se ishte goditur në prani të studentëve dhe pedagogëve të Peshkopisë në momentin kur ajo po ngjiste shkallët.
“Jam kërcënuar, fyer e goditur me grushte nga shtetasi Bledar Elezi, vëllai i një studenteje të këtij filiali”, ka thënë fillimisht Xhaferi, ndërkohë ajo, nën shoqërinë e efektivave blu, ka udhëtuar me mjetin e Policisë drejt Komisariatit të Policisë.
Ndërkohë agresori është arrestuar nga policia e Peshkopisë në një moment kur ai ishte duke shkuar vetë atje për tu vetëdorëzuar./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi