- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Hamburg: Nga kishë në xhami
Sat 30 Mar 2013 - 17:48
Në qytetin e Hamburgut është hapur një debat i gjerë, që pas blerjes së një kishe të braktisur nga komuniteti mysliman atje, për ta shndërruar më pas në xhami.
Shumica e partive politika dhe organizatave të shoqërisë civile, janë solidarizuar me myslimanët duke u dhënë të drejtën të kenë vende të përshtatshme për kryerjen e ritualeve të tyre fetare. Kanë qenë disa politikanë nga partia demokristiane ata që kanë bërë thirrje që të mos lejohet që kisha të shndërrohet në xhami.
Për të shtunën e kaluar qe planifikuar dhe një demonstratë para kishës së braktisur, por që dështoi pasi nuk ishin mbledhur më shumë se 16 persona. Nga ana tjetër, Unioni i Hamburgut organizoi një protestë kundër të djathtës, ku merrnin pjesë politikanë të partisë social demokrate, e cila është në pushtet. Ata kishin ngritur çadra përreth kishës dhe organizuan një sërë aktivitetesh. Në fjalën e saj, aktivistja protestante Vanny Ditlof u shpre. Ajo shtoi se:”Ndryshimi i kishës Horn e cila i ka mbyllur dyert e saj që prej vitesh, në një xhami, do të thotë se ajo do të mbetet një shtëpi e Zotit. Është më mirë të bëhet xhami, sesa një supermarket apo fastfood.”h se është krenare për faktin se Hamburgu është republika e parë që e pranoi islamin si fe zyrtare në mbarë Gjermaninë
Volfang Roza, deputet i partisë social demokrate në parlamentin e Hamburgut, u shpreh për Alxhazira se banorët e qytetit janë pro diversitetit kulturor dhe kundër grupeve të cilët kapitalin e tyre më të çmuar kanë islamofobinë. Ai tha se integrimi i myslimanëve përgjatë tridhjetë viteve të fundit dhe komunikimi i tyre cilësor me vendasit, u ka falur këtyre të fundit besim dhe vlerësim, gjë e cila u manifestua dhe në antiprotestën kundër të djathtës. Xhamia e re – shtoi ai –do të hapet në nëntor, pasi të përfundojnë punimet e restaurimit të kishës, e cila është objekt arkeologjik. /ardhmeriaonline/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi