Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Osmanlinjtë si Amerikanët..!!? Empty Osmanlinjtë si Amerikanët..!!?

Mon 1 Apr 2013 - 11:02
Dr. Shefqet KRASNIQI

Diskutimet për Perandorinë Osmane dhe pushtetin e saj pesëshekullor nuk janë risi e së sotmes. Ato ka kohë që janë prezente, vetëm se këtyre ditëve, për shkak të zhvillimeve në vend, respektivisht, për shkak të nismës për përmirësimin e historisë kombëtare, ajo është bërë më aktuale se kurrë më parë. Debatet janë nxitur edhe nga peticioni, të cilin e kanë firmosur një grup intelektualësh, që, duke qenë se Perandorinë Osmane e identifikojnë me Islam, atëherë për të shkëputur lidhjet me Islamin duan të shkëpusin marrëdhëniet edhe historikisht me të.

Pra, ata që duan ta ndryshojnë ose ta ruajnë versionin e ndryshuar të historisë, version ky që pa dyshimin më të vogël është i shkruar gabimisht qëllimshëm, janë vetë ata intelektualë.

Duke patur parasysh këtë konotacion që i është dhënë debatit dhe këtë nismë të intelektualëve, në qëllimet e të cilëve dyshoj shumë, e kam parë të rrugës që të kyçem edhe unë në debat. Madje, ditë më parë kam qenë i ftuar edhe në televizionin Klan Kosova, ku kam shprehur bindjet e mia, e të cilat, në formë të shkruar, desha t’ua paraqes edhe juve, të dashur lexues!

Në fakt, kam menduar që këtë artikull ta prezantoj si një rezyme të disa të vërtetave, që injorohen apo anashkalohen qëllimshëm:

E vërteta e parë: Shqiptarët janë me shumicë absolute muslimanë, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

E vërteta e dytë: Sot Islami po përparon më shumë dhe më shpejt se çdo fe tjetër, dhe jo vetëm tek ne shqiptarët në Ballkan, por gjithandej nëpër botë, në veçanti në botën perëndimore. Të dhënat flasin se Islami është feja e ardhshme e Perëndimit.

E vërteta e tretë: Ardhja e osmanlinjve në Ballkan ishte dhuratë e Zotit për shqiptarët, mu ashtu siç ishte edhe ardhja e amerikanëve.

E vërteta e katërt: Mohimi i kontributit dhe rolit të osmanlinjve në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe traditës shqipe, është sikur ta mohosh rolin dhe kontributin e Amerikës dhe shteteve tjera perëndimore për popullin tonë. Dhe këtë kontribut nuk e mohon vetëm njëri nga dy personat: ose injoranti, i cili nuk e njeh realitetin si ka qenë dhe paragjykon pa fakte, pa dije. Ose, një person, i cili e di të vërtetën por nga inati që ka për Islamin dhe muslimanët, e mohon të vërtetën. Ja disa krahasime:

1. Ne vet i kemi thirrur osmanlinjtë për të na ndihmuar, ashtu siç i kemi thirrur amerikanët dhe perëndimorët.

2. Gjatë kohës së osmanlinjve serbët dhe armiqtë tjerë e kanë ulur kokën dhe nuk kanë pasur guxim të na flasin.

3. Momentin që janë larguar osmanlinjtë, serbët dhe të tjerët kanë filluar okupimet, maltretimet, vrasjet, shpërnguljet e çka jo se. Edhe sot sa i kemi amerikanët dhe miqtë tjerë evropianë në Kosovë, serbët nuk po guxojnë ta ngrejnë kokën aq lart. E Zoti mos e dhashtë, nëse ndodh që të tërhiqen amerikanët, është dro e madhe se serbët sërish do të marrin guxim për invadim.

4. Osmanlinjtë për ta ruajtur këtë vend nga e keqja e sllavëve kanë dhënë mijëra ushtarë, bile edhe vet Sulltanin. Mu ashtu siç dhanë shumë amerikanët për ta çliruar vendin tonë. Bile turqit për ta ruajtur Shqipërinë e pavarësuar bënë shumë ku nga grekët dhe serbët janë vrarë hiç më pak se 55.000 (pesëdhjetë e pesë mijë) ushtarë turq.

Kësisoj, nuk mendoj se e ekzagjeroj e aq më pak se nuk e them të vërtetën nëse konstatoj se shqiptarët miqtë më të mëdhenj të historisë i kanë pasur osmanlinjtë dhe pas tyre amerikanët.

E vërteta e pestë: Osmanlinjtë në atë kohë kanë qenë një superfuqi botërore e pa konkurrencë, ashtu siç është sot Amerika dhe se ai i cili ka arritur ta fitojë simpatinë e osmanlinjve ka qenë fatlum, mu ashtu siç është sot fatlum ai i cili fiton simpatinë amerikane.

E vërteta e gjashtë: Gjatë periudhës së osmanlinjve kemi pasur dhjetëra Sadriazema –kryeministra, qindra oficerë të lartë e gjeneralë, qindra intelektualë të lëmive të ndryshme, të cilët kanë qenë shumë me emër dhe me famë në tërë Perandorinë, por mjerisht historianët tanë pak na kanë mësuar për ta dhe kurrë nuk janë krenuar me ta, për atë arsye thuajse asgjë nuk dimë sot për ta.

Shtrohet pyetja: Sikur sot ta kishim një ministër apo gjeneral e të ngjashëm, në qeverinë amerikane a nuk do të ishte ajo krenaria e kombit shqiptar?! Të bëhemi real e ta themi hakun, sot kanë dalë disa artistë, këngëtarë, etj., të cilat janë bërë të njohur në Perëndim dhe ne duam të çmendemi pas tyre, për çdo ditë i keni nëpër gazeta, portale, televizione, megjithëqë ato këngëtare nuk këndojnë shqip, nuk vishen shqip dhe nuk përfaqësojnë fare popullin shqiptar, e as kulturën dhe traditën tonë, por thjesht vetëm pse janë me prejardhje shqiptare ne krenohemi me ta. E atëherë ku është dallimi mes shqiptarëve politikanë e intelektualë në kohën e osmanlinjve dhe ata në kohën e sotme në Perëndim? Dallimi është se atij pushteti, por edhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me ta, ne sot ua kemi inati.

E vërteta e shtatë: Historinë shqiptare e kanë bërë komunistët, apo bijtë e tyre, ose më së paku të thuash të shtyrë e të imponuar nga pushteti komunist e ateist, i cili Islamin dhe osmanlinjtë, dhe çdo gjë çka lidhet me Lindjen, i ka patur shibël (halë) në sy. E kjo i bie se historia e kombit tonë është shënuar mbi parimet e nacionalizmit, fanatizmit e jo mbi parimet e fakteve dhe të argumenteve.

Por më lejoni t’u them edhe diçka: Këta njerëz që kanë shkruar historinë tonë të kaluar, apo një numër shumë i madh i tyre, po të kishin jetuar gjatë pushtetit osman do t’iu ishin bërë servil atyre, ashtu siç u janë bërë servil pushtetit komunist, ku janë bërë më komunist se Tita e Enveri. Dhe të njëjtit sot janë bërë më “katolik se papa”. Por të njëjtit binduni se po të vie pushteti kinez “Jexhuxh Mexhuxhi” e t’i okupojë këto vende -Zoti mos e dhashtë- kanë për t’u bërë më budist se Buda dhe kanë për të thënë se amerikanët kanë qenë pushtues, kundërshtarë të kombit tonë, mu kështu siç po thonë për osmanlinjtë dhe për komunistët sot, ngase ai i cili i ndërron dy fe apo dy fytyra, ai i ndërron edhe dyqind.

E vërteta e tetë: Sot intelektualët dhe politikanët tanë shqiptarë kanë frikë të madhe të identifikohen me Islam, ata më lehtë e pranojnë të identifikuarit me ateizëm e budizëm sesa me Islam, ani pse de fakto edhe vet i përkasin kësaj feje. Këta mundohen të paraqitën “më katolikë se papa” thuajse Evropa dhe Amerika nuk po na njohkan neve se kush jemi dhe çfarë feje kemi.

E vërteta e nëntë: Trajtimi i periudhës osmane nuk është trajtuar kurrë nga këndvështrimi pozitiv, qëndrim ky ekstrem dhe aspak perëndimor. Evropianët ani pse nuk e kanë pranuar Islamin nga arabët gjatë qëndrimit të tyre tetëshekullor në Spanjë, megjithatë ata bënë studime të thukta rreth të mirave që ua sollën ata njerëz, për çka edhe u shkruan libra të shumtë nga orientalistë, historianë, filozofë, gjuhëtarë, e shumë të tjerë. Ngase ata janë popuj që i duan vlerat dhe i marrin nga çdokush që u vijnë, ndërsa “ne”, çdo gjë çka vjen nga Lindja është e pa vlerë dhe e pa pranueshme, edhe nëse për të kemi shumë nevojë, edhe nëse ajo në esencë është e mirë.

Zoti e drejtoftë këtë popull, dhe jam i bindur se gjërat kanë për të ndryshuar për së miri në të ardhmen e afërt!

01.04.2013
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Osmanlinjtë si Amerikanët..!!? Empty Re: Osmanlinjtë si Amerikanët..!!?

Mon 1 Apr 2013 - 11:23
Osmalinjte si Amerikanet,me injorante se vete injorantet!!
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Osmanlinjtë si Amerikanët..!!? Empty Re: Osmanlinjtë si Amerikanët..!!?

Mon 1 Apr 2013 - 11:42
besa nuk e ka keq Doktori i nderuar sepse qysh tani nga disa veq po quhet Amerika si Osmanlinjet per dike pra.e le me pas 50 vitesh qfar dote thojne.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Osmanlinjtë si Amerikanët..!!? Empty Re: Osmanlinjtë si Amerikanët..!!?

Mon 1 Apr 2013 - 11:50
Abdulgafuri shkruajti:besa nuk e ka keq Doktori i nderuar sepse qysh tani nga disa veq po quhet Amerika si Osmanlinjet per dike pra.e le me pas 50 vitesh qfar dote thojne.
-Shpresoj qe ta kishe lexuar me vemendje , shkrim shum i qelluar dhe me plot Agumente..
Kete Dr.Shqefet Krasniqi e elaborojedhe ne nji debat ne Info Magazin ne KlanKosova...
Sponsored content

Osmanlinjtë si Amerikanët..!!? Empty Re: Osmanlinjtë si Amerikanët..!!?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi