Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Korrupsioni, tre vjet burg ish-drejtorit të Stadiumit Empty Korrupsioni, tre vjet burg ish-drejtorit të Stadiumit

Tue 2 Apr 2013 - 18:01
Korrupsioni, tre vjet burg ish-drejtorit të Stadiumit Gazmend-sallaku
Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës kërkon dënimin me tre vjet burg për ish-drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku. pretencën e paraqitur në Gjykatë, prokurori i çështjes, Armand Gurakuqi, ka kërkuar në konkluzionet përfundimtare dënimin me 3 vjet burg për ish-zyrtarin sportiv të akuzuar për marrje ryshfeti nga një biznesmen.
Ngjarja për të cilën u arrestua ish-drejtori i stadiumit kombëtar ka ndodhur në verën e vitit 2012. Gazmend Sallaku u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, ndërsa dosja penale ndaj tij u dërgua në Gjykatë, ku në përfundim të gjykimit prokuroria kërkoi dënimin me tre vjet burg. Sipas akuzës, biznesmeni me iniciale P.L. është ndodhur nën kërcënime të vazhdueshme nga ish-drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Asllan Rusi”, z.Gazmend Sallaku.
Sipërmarrësi kishte ngritur një ambient biznesi pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, ambient që menaxhohej nga drejtoria e stadiumit. Pikërisht për këtë arsye, pasi biznesmeni kishte investuar me ngritjen e ambientit të biznesit, është dashur të hynte në marrëdhënie me Gazmend Sallakun, pasi sipas Prokurorisë, drejtori i stadiumit po kërcënonte me prishjen e punimeve që ishin kryer nga privati. Biznesmeni ka shkuar në zyrën e Gazmend Sallakut, ku i ka kërkuar drejtorit të stadiumit një ambient me qira në ndërtesat që administroheshin prej tij.
Sallaku i ka thënë biznesmenit se kishin një lokal barkafe disponibël te stadiumi “Asllan Rusi”. Pasi ka parë ambientin, biznesmeni ka vendosur ta përdorë për magazinë dhe dyqan. Për këto arsye është rënë dakord me biznesmenin që të fillonte punimet për rregullimin e ambientit, i cili ishte shumë i amortizuar, ndërsa kontrata të lidhej në muajin shtator të 2012-s. Pasi kishte nisur punimet në ambientin e marrë me qira, sipas Prokurorisë, biznesmenit i janë bërë presione.
(Shkrimin e plote nga Trazhgim Sokolaj e lexoni sot ne Panorama)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi