Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

“Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën” Empty “Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën”

Fri 5 Apr 2013 - 20:25
“Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën” Shkoder-oboti-300x199Është rënduar gjendja në zonën e Nënshkodrës për shkak të përmbytjes, e cila ka rreth 3 javë që ka përfshirë rreth 4 mijë ha tokë bujqësore dhe rreth 350 shtëpi të rrethuara nga uji. Këshilli i komunës Ana e Malit kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës nga ana e qeverisë. Në rast se nuk ndodh kjo, kërcënojnë me bllokimin e rrugës Shkodër-Muriqan, në drejtim të pikës së kalimit kufitar me Malin e Zi. Gjendja e rëndë e banorëve të disa fshatrave të komunës Ana e Malit ka bërë që mbledhja e këshillit të komunës dhe kryetarëve të fshatrave të merret së pari me situatën e krijuar nga përmbytjet. “Gjendja në fshatrat tona është shumë e vështirë, – janë shprehur disa nga këshilltarët e kësaj komune. – Nuk ka shtëpi në zonën e Obotit që nuk ka gjysmë metri ujë nëpër oborre. Deri tani vetëm një herë na kanë ardhur ndihma. Por, edhe ato janë fare pak për një periudhë të gjatë 3-javore që ne jemi në këtë gjendje. Ne kërkojmë që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi vetëm kështu mund të përfitojmë një trajtim tjetër nga ana e qeverisë”. Këshilltarët thonë se nuk u intereson politika, por shtëpitë dhe tokat e tyre. “Në rast se shteti nuk na bie prapa dhe nuk shpall gjendjen e emergjencës, atëherë ne do të bllokojmë rrugën nacionale Shkodër- Muriqan. Nuk do të lejojmë që të kalojë asnjë makinë në të dy anët e kufirit, nuk do të lejomë asnjë nxënës që të shkojë nëpër shkolla. Jemi të detyruar të ndërmarrim një hap të tillë, pasi po kërkojmë vëmendje më të madhe nga strukturat e shtetit. Shtëpitë e fshatit Obot, të lagjes Goricë dhe disa banesa në Oblikë kanë 1 muaj të përmbytura dhe situata është mjaft problematike”. Madje, këshilltarët e komunës Ana e Malit i kanë kujtuar qeverisë se në rast se tokat e tyre janë planifikuar që të përmbyten sa herë që ka situata të tilla, atëherë kërkojnë që shteti t’i shpronësojë ato dhe të marrin lekët, që të mos vuajnë më. Vetëm në komunën Ana e Malit, prej 3 javësh janë të përmbytur rreth 1800 hektarë tokë bujqësore. Fshati Obot, me 196 shtëpi, është totalisht i izoluar nga uji, po kështu edhe lagja Goricë me rreth 40 shtëpi, si dhe disa shtëpi të tjera në fshatrat Muriqan e Oblikë.
Shtabi i Emergjencës: Jemi në gatishmëri për situatën
Burimet zyrtare nga Shtabi i Emergjencës kanë pohuar se po e përcjellin me shqetësim situatën jo vetëm në komunën Ana e Malit, por në të gjitha zonat problematike të qytetit të Shkodrës dhe të Nënshkodrës ditë pas dite. Ndërkohë që në lidhje me kërkesën e tyre për shpalljen e gjendjes së emergjencës vetëm për një zonë të caktuar, pohojnë se kjo bëhet në bazë të ligjeve të mirëpërcaktuara për situata të tilla. “Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Shkodrës, në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera, kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë sa herë që ka qenë e nevojshme. Është bërë shpërndarja e ndihmave ushqimore për të gjithë banorët e zonave të izoluara nga uji, janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm, furnizimi me energji elektrike, ndërhyrjen në rastet e emergjencave civile kur ka qenë e nevojshme. Ndërsa në ditët në vazhdim do të kryhet dhe furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë në këto zona”./panorama
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën” Empty Re: “Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën”

Fri 5 Apr 2013 - 20:39
po o shkodrone po votoni DIktatorin sali se keshtu do mesoni cdo vit ????????
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

“Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën” Empty Re: “Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën”

Fri 5 Apr 2013 - 20:48
se di ca shkruajne disa artikuj por disa thojne sa mire se na ka ardh peshku tek shpia kyk
Sponsored content

“Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën” Empty Re: “Tri javë nën ujë, qeveria të na shpallë emergjencën”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi