Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty Arrestohet mësuesi pedofil

Sun 14 Apr 2013 - 16:38
Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë ARRESTIM

Një mësues 63-vjeçar, me inicialet D.Gj është arrestuar nga policia Lezhës pasi ka tentuar të përdhunojë nxënësen e tij 15 vjeç, nxënëse e klasës së nëntë.

Në këmbim të një note në anglisht, e ka joshur vajzën për të shkuar në shtëpine e tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mësuesi kërcënoi vajzën, duke i thënë se nëse do të tregonte do ta ngelte në klasë, por vajza ka treguar e më pas ka paditur në polici mësuesin që është arrestuar menjëherë./zone24.info
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë

Mon 15 Apr 2013 - 10:22
Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë 1118-370x290
Një mësues 63-vjeçar, me inicialet D.Gj është arrestuar nga policia Mirdites pasi ka tentuar të përdhunojë nxënësen e tij 15 vjeç, nxënëse e klasës së nëntë.

Në këmbim të një note në anglisht, e ka joshur vajzën për të shkuar në shtëpine e tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë.

Mësuesi kërcënoi vajzën, duke i thënë se nëse do të tregonte do ta ngelte në klasë, por vajza ka treguar e më pas ka paditur në polici mësuesin që është arrestuar menjëherë. /tch
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty Re: Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë

Mon 15 Apr 2013 - 11:49
15 vjeçarja: “Ja si tentoi të më përdhunonte mësuesi i moshuar”
Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Shtepia15 vjeçarja E.V. nga fshati Gziq I Rrëshenit ka rrëfyer e tronditur dhe mes lotëve momentet e tmerrit që ka kaluar në shtëpinë e mësuesit pedofil që u përpoq që të abuizonte me të seksualisht.
“Dëgjo, ti e ke merituar për 9 dhe unë 9 ta kam vënë në provim, por në regjistër ta kam vënë 10. Mos u trego nxënësve të tjerë për këtë, por ti ke nevojë që të konsultohesh edhe pak në anglisht, në mënyrë që ta marrësh vetë notën 10.”, I kishte thënë asaj mësuesi një ditë më parë ndërsa të nësërmen me shkakun se mund ta ndihmonte me anglishten e kishte ftuar në shtëpi. Vajza tregon se ajo me shoqet kishte qenë edhe herë të tjera për ta ndihmuar në punë të ndryshme, kështu që nuk mendoi për keq.
“A e di pse dua të të ndihmoj? Se je e mirë, je shumë bukuroshe…”. Dhe duke thënë fjalë të tjera të këtij lloji, m’u afrua dhe nisi të më prekte. Ia hoqa menjëherë duart dhe bërtita fort, duke i kërkuar që të largohej. Ai më tha që të ulja zërin. U shkëputa dhe kapa çantën, mora celularin. Numrin e parë kisha të babit dhe i rashë menjëherë. Por sa u realizua lidhja, ai më kapi për goje, duke më kërkuar që ta mbyll. Babi e kishte hapur sakaq telefonin dhe po thoshte “afro”, “afro”. Atëherë ai ma liroi gojën deri në gjysmë, duke më kërcënuar që të mos i tregoja gjë. U përpoqa të gënjej babin”, rrëfeu e mitura që më pas ishte larguar dhe kishte shkuar në shtëpinë e një shoqeje. Kishte qenë mamaja e saj që I kishte telefonuar të atit dhe pastaj e kishin denoncuar në polici./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty 15-vjeçarja: Tmerri në shtëpinë e mësuesit, si shpëtova nga përdhunimi

Mon 15 Apr 2013 - 15:30
Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë 66401-370x290

RRESHEN - Shtëpia ndodhet në majë të një kodre pranë fshatit Gziq, rreth 5 km larg Rrëshenit. Banesë shumë e varfër, jashtë e brenda. Aty jetojnë katër anëtarë të familjes Vorfi. Babai ka probleme serioze me shikimin, nëna nuk është mirë mendërisht, djali 24 vjeç është autik i rënduar, ndërsa më e vogla sapo ka pësuar një traumë që do të tregohet në vijim… Derën e hap vetë E.V. Për nga mosha nuk i ka mbushur 15 vjeç, është fëmijë në klasën e nëntë të shkollës, por për nga tiparet dhe zhvillimi ngjan si një femër shumë e bukur. Kjo është nxënësja, e cila pretendon se mësuesi i saj i Anglishtes, 63-vjeçari Ded Gjini, ka tentuar që ta përdhunojë pak pas mesditës të së premtes, në shtëpinë e tij, që ndodhet pak metra larg shkollës. E.V. na fton brenda, duke thërritur njëkohësisht babain e saj, Gjonin. Biseda është e gjatë, derisa arrijmë ta bindim të atin për të marrë dëshminë e vajzës. Në prani të tij dhe të nënës, E.V. sqaron për gazetën “Panorama” të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ngjan e tronditur psikologjikisht dhe herë pas here e ndërpret rrëfimin, duke u lënë rrugë të lirë lotëve…

A është e vërtetë që mësuesi juaj i Anglishtes, Ded Gjini, ka tentuar t’ju përdhunojë?
Po. Është më se e vërtetë. Përse të gënjej? Për të bërë veten me turp kot? Tani as nuk dal dot më nga shtëpia…
Kur ka ndodhur kjo tentativë?
Ka qenë e premte, diku pas orës 13:00.
Ku ndodhi?
Në shtëpinë e mësuesit.
Po ç’deshët ju në shtëpinë e mësuesit?
Dy ditë më parë kisha dhënë provim në anglisht. Pasi i kishte korrigjuar, mësues Deda më thirri te tavolina e tij dhe më tha veçmas nxënësve të tjerë: “Dëgjo, ti e ke merituar për 9 dhe unë 9 ta kam vënë në provim, por në regjistër ta kam vënë 10”. Mos u trego nxënësve të tjerë për këtë, por ti ke nevojë që të konsultohesh edhe pak në anglisht, në mënyrë që ta marrësh vetë notën 10. Pas kësaj bisede, të nesërmen më ndaloi në korridor të shkollës dhe më tha: “Dëgjo, kam një hall në shtëpi dhe dua të më ndihmosh për një punë. Merr edhe librin e fletoren e anglishtes dhe, pasi të më ndihmosh për diçka, unë do të të ndihmoj me mësime, sepse ke rënë ca”. Unë kisha akoma mësim dhe i thashë që nuk kam se si vij, pasi orën e pestë kisha biologji me mësuese Davën (Dava Brozi). Mësues Deda këmbënguli që unë t’i merrja leje mësuese Davës, të cilën e kam edhe kujdestare. I thashë asaj, por nuk më dha leje. E takova sërish mësues Dedën dhe i tregova që nuk kisha mundësi të shkoja për ta ndihmuar orën e pestë, kështu që do të ikja pas mësimit.
Shkove pas mësimit në shtëpinë e mësuesit?
Po, shkova, se nuk e mendova kurrë se kishte ndonjë gjë të keqe. Unë kisha qenë dhe herë të tjera te shtëpia e tij.
Po pse kishit shkuar te shtëpia e tij dhe herë të tjera?
Mësues Deda e ka shtëpinë anash shkollës, dy minuta larg. Por ai jetonte vetëm aty, pasi familjen e kishte larg dhe shkonte fundjavave. Nuk e di saktë nëse familja e tij jeton në Rrëshen apo në Tiranë. Duke qenë se ai jetonte i vetëm, herë pas here kërkonte ndonjë ndihmë nga nxënësit për punë shtëpie apo për të mbajtur diçka.
Pra, keni qenë dhe herë të tjera vetëm te shtëpia e mësuesit?
Jo, vetëm ishte hera e parë që shkoja. Herë të tjera kam qenë me shoqe apo shokë klase. Varet nga punët që kishte për të bërë.
Kur ikët të premten pas mësimit, u larguat veç e veç për te shtëpia e mësuesit apo të dy bashkë?
Veç e veç. Mësues Deda kishte mbaruar më herët mësimin dhe po priste te shtëpia. Ndërsa unë shkova pasi mbarova mësimin. Dola me dy shoqe nga shkolla dhe u thashë që më duhet të ndahesha aty te rruga kryesore, sepse unë do të shkoja te shtëpia e mësues Dedës për ta ndihmuar me diçka dhe për t’u konsultuar në anglishte. Për dy minuta isha te shtëpia e mësuesit dhe trokita.
Kush jua hapi derën?
Mësues Deda, ai jetonte vetëm pra. Më ftoi që të futesha brenda. Më tha që ta prisja te njëra dhomë që quhet “e miqve”, ndërsa vetë shkoi nga dhoma tjetër. Pas pak u kthye te dhoma ku isha unë dhe më ofroi një mollë. E mora dhe e ulur po prisja të më thoshte se për çfarë do ta ndihmoja.
Çfarë ndihme donte?
Më pyeti nëse kisha fletoren dhe librin me vete. Iu përgjigja “po”. Pastaj ma kujtoi sërish faktin që më kishte vënë 10 pa e merituar dhe se sa nevojë kisha unë që të konsultohesha me të. Pastaj më tha: “A e di pse dua të të ndihmoj? Se je e mirë, je shumë bukuroshe…”. Dhe duke thënë fjalë të tjera të këtij lloji, m’u afrua dhe nisi të më prekte. Ia hoqa menjëherë duart dhe bërtita fort, duke i kërkuar që të largohej. Ai më tha që të ulja zërin. U shkëputa dhe kapa çantën, mora celularin. Numrin e parë kisha të babit dhe i rashë menjëherë. Por sa u realizua lidhja, ai më kapi për goje, duke më kërkuar që ta mbyll. Babi e kishte hapur sakaq telefonin dhe po thoshte “afro”, “afro”. Atëherë ai ma liroi gojën deri në gjysmë, duke më kërcënuar që të mos i tregoja gjë. U përpoqa të gënjej babin, i cili ndodhej në Tiranë për një punë, duke i thënë nëse mund të më jepte leje që të ikja në Rrëshen së bashku me një kushërirë. Babi më refuzoi, por ndërkaq po më pyeste se çfarë kisha dhe pse flisja me gjysma fjalësh dhe mezi dëgjohesha. Unë sakaq po qaja dhe mezi arrita ta bind “me timen” se nuk kisha gjë. Por babai e kishte kuptuar se diçka nuk po shkonte me mua dhe menjëherë kishte marrë rrugën për në shtëpi (i ati e pohon).
Po pastaj, çfarë ndodhi?
Mësuesi nuk po më linte të ikja, por unë u shkëputa prej tij dhe shkova te dera e korridorit. U përpoqa që ta hapja, por e kishte mbyllur nga brenda. Erdhi edhe ai aty dhe tentoi edhe një herë të më prekte, donte të më hapte bluzën me zor. Pasi u grindëm edhe një herë aty dhe nisa të qaj më të madhe që të më linte që të ikja, atëherë ai më zuri ngushtë pas derës dhe më kërcënoi: “Do të të lë të dalësh, por po hape gojë do të të heq qafe. Do të ta marr shpirtin. Do të ta vras krejt familjen, more vesh? Se nuk më turpëron dot ti…” Tha dhe ca fjalë të tjera duke kërcënuar, por pastaj më la të ikja.
Çfarë bëtë pasi dolët nga shtëpia?
Vrapova me sa kisha fuqi rrugës poshtë, kisha frikë mos më ndiqte prapë. Shkova dhe takova një shoqen time të ngushtë. Po qaja gjithë kohës dhe nuk guxoja dot të kthehesha në shtëpi. I tregova gjithçka që ndodhi. Ajo erdhi bashkë me mua dhe më shoqëroi te shtëpia. Unë u futa te njëra dhomë, shoqja ime i tregoi ngjarjen mamit tim. Mami më thirri dhe unë ia tregova nga e para. Mori në telefon babin, i cili i tha që ishte nisur e po vinte. Njësoj ia tregova edhe babit. Pastaj vendosëm që ta denonconim në Polici.
Po pse morët shoqen t’ia tregonte mamit dhe nuk ia thoshit dot vetë?
Nuk mundesha dot. Më vinte shumë-shumë turp për çfarë kishte ndodhur. Më dukej sikur u përmbys bota. Nuk e besoja dot.
Mësues Ded Gjini e ka mohuar që ka tentuar t’ju përdhunojë. Kush nga ju gënjen?
Faqja e zezë e tij që e mohon.
A ju kishte dhënë më parë ndonjë shenjë ngacmimi mësuesi Ded Gjini?
Jo, asnjëherë. Ka kaq vite që më jep mësim dhe asnjëherë nuk më ka ngacmuar.
Po shoqet e tua?
Nuk e di. Nuk është se më ka treguar ndonjëra për ngacmime.
Çfarë tipi ishte mësues Ded Gjini?
Ishte tip i ashpër dhe nevrik, ndonjëherë merrte për kot. Por kështu në mësim ishte shumë i rregullt.
Po ju si nxënëse, çfarë notash merrnit përgjithësisht dhe veçanërisht në anglisht?
Unë jam nxënëse e nëntës dhe e dhjetës në të gjitha lëndët, përfshirë anglishten. Por për këtë besoj që më mirë është të pyesni të gjithë mësuesit e mi, ose të shikoni fletoret e mia të detyrave (na tregon dhjetat në fletore).
Domethënë dëshironi që të vazhdoni gjimnazin apo shkollën e lartë?
Dëshiroja shumë. Ndaj mësoja dhe kërkoja që të merrja gjithnjë nota të mira. Doja shumë të vazhdoja shkollën e lartë, të bëja diçka në jetë. Por tani nuk do të kthehem më në shkollë.
Pse nuk do të ktheheni më në shkollë?
Nuk dua të kthehem më në shkollë, sepse më vjen turp nga mësuesit dhe shoqet e shokët. E ka marrë vesh gjithë zona këtë që ka ndodhur, nuk dua t’ia di më shkollën. Le të rri këtu në shtëpi e mbyllur gjithë jetën, se mua më mbuloi turpi tani. Kushedi ç’flasin në fshat…
Keni biseduar me ndonjë psikologe për gjendjen tuaj?
Kur më kanë pyetur në Polici, ka qenë aty edhe një psikologe, por këtu në fshat nuk bëhet fjalë.
Do të dëshironit të kishit ndonjë psikologe për të biseduar?
(Qan) Do të doja shumë që të bisedoja, por nuk kam me kë… Nuk kemi mundësi.

(panorama/BalkanWeb)
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty Pedofilia në shkollën e Rrëshenit, e paralajmëruar

Fri 19 Apr 2013 - 21:01
Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë PEDOFILI-LEZHES-320x253Gjykata e Lezhës lë në burg mësuesin: Nuk abuzova me nxënësen

Më 14 mars, një faqe në “Facebook” kishte paralajmëruar ngacmimet seksuale në shkollën “Bardhok Biba”
Ardian Bushi

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg mësuesin e dyshuar për tentativën e përdhunimit të një nxënëseje të mitur, por nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke pretenduar se gjithçka është inskenuar nga prindërit e vajzës, pasi nuk kanë qenë të kënaqur me notën që ajo ishte vlerësuar. Por, pavarësisht arrestimit të Dedë Gjinit pas denoncimit të prindërve të vajzës, alarmi për pedofilë në shkollën “Bardhok Biba” në Rrëshen, ku punonte edhe i dyshuari ishte dhënë një muaj më parë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Alarmi ishte lëshuar nga administratori i faqes “Mirdita Bashkuar”, ndërkohë që drejtoresha e shkollës kishte kërkuar ndihmën e komunitetit dhe të nxënësve për të identifikuar pedofilët e dyshuar, siç mendohet se ka qenë edhe Gjini, i cili gjatë masës së sigurisë në Lezhë, nuk u vizitua nga asnjë familjar i tij.

Masa e sigurisë

Dedë Gjini, 63 vjeç, është paraqitur në gjykatë dje, rreth orës 10.00. Në seancë, Gjini është shoqëruar vetëm nga punonjësit e burgut të Shënkollit, të cilët edhe e kanë sjellë nga dhomat e paraburgimit për në gjykatë. Pas hapjes së seancës, 63-vjeçari është njohur me akuzat zyrtare të prokurorisë, të bazuara në dëshminë e nxënëses së tij dhe familjarëve të saj. Prokuroria e Lezhës, duke u bazuar në dëshminë e 15-vjeçares, është shprehur se Dedë Gjini ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi nxënësen e tij. Sipas akuzës, Gjini nuk duhej ta ftonte kurrsesi 15-vjeçaren të vetme në shtëpi. Nëse do ta ftonte për përmirësimin e notës, ai duhej ta kryente provimin në shkollë dhe jo në shtëpi. Po kështu, mësuesi, përveç tentativës për përdhunim, akuzohet edhe për kërcënimin e 15-vjeçares, pasi sipas prokurorisë, i ka kërkuar asaj të mos tregonte në shtëpi tentativën e tij. Një tjetër pikë kyçe për prokurorin ka qenë edhe gjendja në të cilën është gjetur vajza dhe orari i mbajtjes së saj në shtëpi. Sipas policisë, V. F. është gjetur e zhveshur. Duke u bazuar në këto të dhëna, prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Gjinin. Kërkesën e ka pranuar edhe Gjykata e Lezhës. Të pranishëm në masën e arrestit kanë qenë shumë forca policie, për të mbrojtur mësuesin nga ndonjë kërcënim, apo sulm i mundshëm nga të afërmit e 15-vjeçares.

I dyshuari

Nga ana tjetër, Gjini nuk e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se V. F kishte shkuar vetë në banesën e tij, për të ripërsëritur provimin. “Për pjesën që thotë prokuroria se e kisha futur për të pastruar shtëpinë, dua të them se këtë veprim, ajo e ka bërë me dëshirën e saj, e pandikuar nga unë. Në asnjë moment nuk kam ushtruar dhunë si psikologjike, por edhe fizike dhe as e kam kërcënuar. Fiziku im do më jepte mundësi që unë të veproja deri në ekstrem, po të tentoja një gjë të tillë, por as nuk e kam çuar në mëndje, pasi ajo është me moshë sa fëmijët e fëmijëve të mi dhe për më tepër është nxënësja ime. Ajo është shtyrë nga familjarët e saj, pasi i kam vendosur notën që meritonte dhe ata nuk kanë dashur të vlerësohet me notën reale, por t’i vendosja notën në mënyrë të padrejtë”, është shprehur Gjini gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, megjithatë gjykata ka vendosur që ai të mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve.

Denoncimi

Rasti i mësuesit 63-vjeçar që tentoi të përdhunonte nxënësen e tij 15-vjeçare në qytetin e Rrëshenit duket se ka qenë i paralajmëruar. Në rrjetin social “Facebook” në faqen “Mirdita e Bashkuar”, në datën 14 mars është publikuar shqetësimi i adoleshentëve për mësuesit që krijojnë situata banale e dhunë psikologjike te fëmijët. Administratori i faqes “Mirdita e Bashkuar” ka shkuar se nxënës të shkollës së mesme në Rrëshen kanë rënë pre e dhunës psikologjike dhe janë ngacmuar seksualisht. Ndërsa dy ditë më pas, më 16 mars, drejtoresha e shkollës së mesme “Bardhok Biba” në Rrëshen, Valbona Reçi, në po të njëjtën faqe në rrjetin social ka kërkuar bashkëpunimin e nxënësve për identifikimin e mësuesve pedofilë./gazeta-shqip.com
Sponsored content

Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë Empty Re: Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi