Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Wed 17 Apr 2013 - 18:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku gruaja ka vrarë më armë zjarri bashkëshortin e saj. Mësohet se viktima është Përparim Zaçellari ndërsa autorja e krimit është 35 vjeçarja Aurora Zaçellari. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se ka patur një debat të fortë mes bashkëshortëve, ku sherri ka degjeneruar më pas me të shtëna dhe armë zjarri. Aurora ështe arrestuar nga uniformat blu dhe ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj, ndaj ditën e sotme ka e gjuajtur me katër plumba./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Thu 18 Apr 2013 - 13:27
Plumba mbi organet gjenitale të burrit, e dhunoi me grushta e mjete të forta
35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Pistolete-300x193
Leonora Zaçellari, një 30-vjeçare nga Ish-Këneta në Durrës ka zbrazur një karikator të tërë mbi burrin e saj pasi ky e fundit e dhunonte sistematikisht. Megjithatë vetëm dy plumba e kanë kapur në trup, një në krah dhe tjetrin në organet gjenitale.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku bëhet e ditur se Përparimi 36 vjecar ka debatuar me bashkëshorten e tij, Leonorën, e cila sapo ishte kthyer nga puna, ku punonte si rrobaqepëse prej disa vitesh. Grindja ka degjeneruar në dhunë, dhe 36-vjeçari e ka tërhequr prej flokësh dhe e ka goditur me grushte e me sende të tjera në kokë e në trup. 30- vjeçarja ka rrëmbyer armën që kishin në shtëpi, tip pistoletë, dhe ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të bashkëshortit.
36- vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e dy plumbave që ka marrë Fqinjët theksojnë se kohët e fundit Përparimi kishte mbetur pa punë dhe konsumonte shumë alkol

“As djali dhe as nusja nuk janë kriminelë, por njerëz të ndershëm. Sherre e debate mund t’i ndodhin kujtdo në familje, nuk e di pse ndodhi kjo gjë”, – është shprehur në një intervistë mediatike babai i Përparimit./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Thu 18 Apr 2013 - 13:30
Ah mjere ne thuaj qe na eshte shkruar te na bien per pjese keta bastarda te felliqur!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Fri 19 Apr 2013 - 14:38
E qëlloi gruja me armë në organet gjenitale, burri: Ajo ishte xheloze
35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj 332Gjatë kohëve të fundit krimi në familje është kthyer në një tragjedi të vërtetë për shoqërinë shqiptare.
Zakonisht na është mësuar veshi të dëgjojmë burri vrau gruan ose burrri dhunoi gruan ndërsa e kundërta është dëgjuar shumë pak.
Një ditë më parë gruaja qëlloi me armë kundret bashkëshortit të saj në organet gjenitale duke e lënë atë të plagosur rëndë.
E ndërsa sot bashkëshorti 36-vjeçarë ka folur për një të përditëshme se ajo nuk e ka bërë krimin për vetëmbrojtje por e kishte planifikuar pasi ishte femër xheloze.
Përparim Zaçellari i plagosur nga bashkëshortja e tij deklaron se Leonora e kishte planifikuar krimin dhe donte ta vriste, pasi ishte xheloze.
Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, 36-vjeçari tregon historinë që prej kohës së dashurisë, deri në momentin kur gruaja qëlloi në drejtim të tij./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Fri 19 Apr 2013 - 15:29
Gjith faji i mbetet femres gjithesesi .. ky zoteria del i pafajshem nga e gjithe dhuna qe ka ushtruar mbi gruan...e paska bere dhe veten don zhuan demek se gruaja qenka xheloze per kete cfare bukuroshi...:p
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Sat 20 Apr 2013 - 16:38
Nëna,Dhëndri Më Rrihte Vajzën Me Rrip,Pasi Kishte Dashnore
35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Nena1
“Ish-dhëndri ynë ka 12 vjet që e torturon vajzën. Katër herë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas të rrahurave me rrip mesi. Edhe policia e di, e ka shoqëruar disa herë në polici për ngacmim të dy grave në lagje, por ka dhënë para e ka dalë. Prej 10 vjetësh ka lidhje jashtëmartesore, ndërsa ka edhe një fëmijë ilegal, vajzë, me të dashurën e tij, një grua e divorcuar që është nga Skrapari. Ai duhet të kalbet në burg, jo vajza jonë Nora, që ka 12 vjet që rrihet prej tij”.

Kështu është shprehur Diliko Sadikllari, nëna e Leonora Zaçellarit që plagosi burrin me 4 plumba, më 17 prill, në banesën e tyre, në lagjen numër 17 të Durrësit.

“Ishte ora rreth 4 e 30 minuta, vajza më vjen me vrap këmbëzbathur me një pistoletë në dorë e hyn në derë të shtëpisë. Ishte e nxirë nga sytë, e tmerruar, dhe sa hyri brenda, më tha: “Nënë, e vrava para se të më vriste”. E mora brenda, dhe sapo hyri, ka lajmëruar policinë e Durrësit dhe u tha që, ‘kam vrarë burrin’, tregon nëna për “GSH”-në.


Diliko rrëfen se, “Atë ditë dhëndri kishte dalë herët në mëngjes dhe një telefon e kishte harruar në krevat. Ishte telefon që e mbante fshehtas Norës. Gjatë ditës, ndërsa ajo ishte në punë, e kishte marrë vazhdimisht një femër në telefon. Ishte dashnorja e Përparimit, dhe kjo i kishte thënë që ta linte rehat, bashkë me burrin, se kishin dy fëmijë. Kur kjo erdhi nga puna, i shoqi e priste me pistoletë në dorë. Ishte bërë si bishë, e kishte rrahur sa i ishin zënë sytë vajzës dhe bridhte me pistoletë në dorë në shtëpi, duke e kërcënuar se do ta vriste. Kishte ndërruar mendje dhe i kishte thënë që do t’ia merrte jetën me ngadalë, dhe ishte drejtuar për tek kuzhina, duke e lënë për një moment pistoletën të mbushur mbi tavolinën e sallonit”, të cilën e ka marrë Leonora dhe ka qëlluar mbi bashkëshortin.

Ajo tregon se,”Kanë 12 vjet që grinden me njëri-tjetrin, sepse ai, që kur erdhi prej fshatit zuri dashnore. Katër herë janë ndarë, por ne tri herë nuk e pranuam vajzën në shtëpi. I thoshim ‘ik tek familja jote’, se vetë e kishte marrë. Një vit më parë e rrahu vajzën me rrip pantallonash, sa e këputi në tri pjesë në kurriz të saj. Vajza filloi edhe procedurat e divorcit. Por nipi im 13 vjeç i bashkoi dhe Përparimi i kërkoi falje. I tha që e kishte mbyllur të gjithë çështjen me dashnoren dhe vajza i dogji letrat e divorcit. Pastaj, nisi sërish ta rrihte e ta kërcënonte. Vajza, edhe në verë ikte me mëngë të gjata në punë, nga shenjat e dhunës së tij”, teksa nënvizon se “Ka tetë vjet me atë, kanë edhe një fëmijë, duhet të jetë nja pesë a gjashtë vjeçe vajza. U thotë fëmijëve që, ‘ju keni edhe një motër, do të vijë dita që do ta njihni edhe atë’. Vajza i ka parë disa herë bashkë.”, rrëfen ajo.

Diliko kërkon mbrojtje për të bijën ,pasi e cilëson si viktimë të dhumnës që ushtrohej nga bashkëshorti ndaj saj,/Tema/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Sat 20 Apr 2013 - 16:45
Miikaaa shkruajti:Gjith faji i mbetet femres gjithesesi .. ky zoteria del i pafajshem nga e gjithe dhuna qe ka ushtruar mbi gruan...e paska bere dhe veten don zhuan demek se gruaja qenka xheloze per kete cfare bukuroshi...:p

Mentalitet i mykur,cte thuash njerez me semundje mendore sinqerisht shumica e popullsise Shqiptare!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Sat 20 Apr 2013 - 17:40
38-Vjecari: Gruaja I Ngriti Zërin TV-Së Dhe Qëlloi Me Armë Mbi Mua, Ishte Xheloze
35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj 66581_11
DURRES- Me disa plagë në organet gjenitale e përreth legenit dhe dy plagë hyrëse e dalëse në krahun e majtë, 36-vjeçari Përparim Zaçellari, i cili u plagos nga bashkëshortja e tij, tashmë ka dalë nga reanimacioni dhe është vendosur në një dhomë në repartin e ortopedisë. Përparimit i rrinë mbi kokë nëna Baria dhe dy fëmijët e mitur. Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare”, Zaçellari i plagosur nga bashkëshortja e tij deklaron se Leonora e kishte planifikuar krimin dhe donte ta vriste, pasi ishte xheloze. Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, 36-vjeçari tregon historinë që prej kohës së dashurisë, deri në momentin kur gruaja qëlloi në drejtim të tij.
Përparim a mund të na thuash si ndodhi ngjarja?

Bashkëshortja ime ka qënë përgatitur që më parë për të kryer krimin. Erdhi nga puna dhe ndezi televizorin e dhomës së gjumit dhe ia ngriti zërin në maksimum. Unë isha në sallon, po shikoja TV. Vajza ishte ende në shkollë, ndërsa djali luante jashtë me shokët e tij. I kërkova t’i ulte zërin televizorit, por nuk m’u përgjigj.
Po më pas çfarë ndodhi?
Erdhi në sallon dhe më gjuajti me pistoletë. Një plumb më vërshëlleu afër veshit, por nuk më kapi. Më qëlloi sërish, unë e pashë që u gjakosa dhe zbrita tej poshtë shkallët, kur mbërrita në katin e parë më ra të fikët. Mbaj mend që një herë arrita t’ia kapja armën, por isha plagosur dhe ajo më qëlloi sërish. Kur plumbi më preku nga pjesa e kofshëve u zvarrita deri poshtë shkallëve.
Gruaja juaj ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje, pasi ju ushtronit dhunë sistematike ndaj saj. A është e vërtetë?


Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kur gruaja erdhi nga puna, në rrugë kishte takuar motrën time, Zamirën. Ajo e kishte parë që kjo kishte në dorë një pistoletë. Ajo erdhi me pistoletë në çantë, qëllimisht e ka ndezur TV me zë të lartë, që unë të mos e dëgjoja kur ajo të mbushte armën. Ka ardhur e përgatitur për të më vrarë. U tregua më e shkathët. Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë.
Pse thoni që donte t’ju vriste? A kishit pasur konflikte më parë?
Ajo ishte shumë xheloze. Për çdo herë që do dilja në punë më thoshte ‘ku shkon’, ‘mos shko’. Para një viti si tani, iku nga shtëpia bashkë me dy fëmijët, për një muaj e gjysmë. Unë e mora sërish. I kisha folur gjithmonë, por nuk e bëra dot njeri dhe ajo u ngrit e më vrau.
Ç’doni të thoni nuk e bëtë dot njeri?
Po i kisha folur që të mos bëhej xheloze, sepse do dilja në punë, do ushqeheshim. Ajo u bë shkak që të ndaheshim edhe nga prindërit. Ju fiksua të dilnim më vete dhe pleqtë i lashë vetëm në kat të parë, ne u ngjitëm në kat të dytë. Ma bëri jetën sterrë, kishte kaq vite, por unë nuk e ndava, sepse kishim dy fëmijë të parritur.
Po arma e kujt është?
Unë mendoj që armën ia kanë dhënë vëllezërit e saj për të më vrarë. Ajo ka katër vëllezër, ka familjen e prindërve 150 metra më larg shtëpisë sime. Ajo e di ku e gjeti armën, se ne nuk kemi pasur në shtëpi. Me vëllezërit e saj kam pasur konflikt që kur iku nga shtëpia. Por ndoshta ka zënë edhe ndonjë dashnor që mund t’ia ketë dhënë për të më hequr mua qafe. Këtë ta zbulojë policia.
Përparim a je i punësuar?
Në shtëpi kam një kamionçinë. Punoja ku të më dilte, në ndërtim. Por ajo ma bëri jetën zi. Leonora punonte e ndërpriste punën, si t’i tekej vepronte.
Çfarë kërkoni ju?
Unë kërkoj që të vendoset drejtësi. Më me atë nuk do të bashkohem, por do të kërkoj nga gjykata edhe fëmijët. Nuk mund t’ia lë fëmijët e mi një nëne kriminele. Unë akoma nuk e di a do të bëhem më njeri, me këto plagë që kam.
Si jeni martuar, me dashuri apo me shkuesi?
Ne jemi të dy nga fshati Velçan i Korçës. Jemi rritur bashkë, kemi qënë në të njëjtën lagje atje. Kur u dashuruam, unë isha 21 vjeç, Leonora 15. Tani e kemi djalin 14 vjeç dhe vajzën 8. Po ajo nuk u bë që s’u bë njeri kurrë, sepse nuk më respektoi as mua e as familjen time.riniaforum

Ik ore pallosh se ske faj ti po mediat qe te japin te drejten e fjales pale....K**V te kishte len ne vend e meritoje ti e shumica e sojit tend rrushhh
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Sat 20 Apr 2013 - 17:49
Mire ja paska bo.
Kohet e fundit sikur u shtu dhuna ndaj meshkujve..Lool
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Sat 20 Apr 2013 - 21:48
Nëna e Leonorë: “Ish-dhëndri duhet të futet në burg dhe jo vajza ime që dhunohej”
35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj 332“Ai e ka keqtrajtuar vajzën për 12 vite. Ish-dhëndri ynë ka dhe lidhje jashtë martesore, ndaj ai duhet të futet në burg dhe jo vajza ime e shkret”.Kështu është shprehur nëna e Lonora Zaçellarit, e cila plagosi bashkëshortin e saj me katër plumbapara disa ditësh në banesën e tyre, në lagjen numër 17 të Durrësit. Diliko Sadikllari me lot në sy rrëfen për një gazetë se prej 10 vjetësh Përparimi ka lidhje jashtëmartesore, ndërsa ka edhe një fëmijë ilegal, vajzë, me të dashurën e tij, një grua e divorcuar që është nga Skrapari. Më tej ajo tregon se Përparimi kishte marrë një thikë për ta vrarë dhe Nora ka rrëmbyer pistoletën nga tavolina e ka dalë në korridor duke e mbyllur derën nga jashtë. Ai është sulur të hapte derën, ndërsa 30 vjeçarja e kishte humbur toruan dhe kishte shkrepur armën. Plumbat kanë shpuar derën dhe ë pas kanë plagosur atë. E moshuara kërkon që në burg të shkojë ai, sepse vajza e saj është viktimë e dhunës së atij njeriu./alb-observer.com/
Sponsored content

35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj Empty Re: 35 vjeçarja ekzekuton me katër plumba bashkëshortin e saj

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi