Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Ja 24 te verteta, që njerëzve u jane fiksuar gabim Empty Ja 24 te verteta, që njerëzve u jane fiksuar gabim

Fri 19 Apr 2013 - 22:22
Janë disa fiksime, apo bestytni që ekzistojnë në popull, por që në fakt nuk janë plotësisht të vërteta. Ja ku vjen një përmbledhje e 24 prej tyre, që në një farë mënyre do të ndihmojnë të gjithë ata, të cilët duan të dinë të vërtetat. Për shembull, a e dinit që lakuriqët, ndryshe nga sa thuhet, shikojnë shumë mirë, apo që dielli nuk është i verdhë? Për më tepër, lexoni këtu poshtë:

*Lakuriqët shohin shumë mirë, edhe natën, edhe ditën

*Pjesa më e madhe e meteorëve janë të ftohtë kur godasin Tokën

*Nuk është mishi i gjelit që provokon pagjumësinë, por vera që pihet, për ta shoqëruar

*Kërcitja e gishtave nuk sjell artritin

*Lëngu i kuq që del nga mishi nuk është gjak, por një përzierje mes mioglobinës dhe ujit

*Zjarri i famshëm i Chicagos nuk u provokua nga një lopë: e gjitha është sajuar prej një gazete

*Ndjesia e pestë e shijimit shërben për të caktuar mirësinë e ushqimit

*Dielli nuk është i verdhë, por i bardhë: është përhapja e dritës në atmosferë që i jep një ngjyrë të tillë.

*Pjesa më e madhe e nxehtësisë çlirohet nga koka

*Nuk është e vërtetë që meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda, thjesht sepse është e pamundur të dilet në një rezultat të tillë

*Sheqeri nuk i bën njerëzit hiperaktivë

*Alkooli nuk sjell nxehtësi në trup

*Ideja se është një pjesë e djathtë, apo e majtë e trurit që ju bën artistë, ose të zotët në matematikë, në fakt është një sajesë

*Bibla, faktikisht, nuk e ka specifikuar se çfarë fruti hëngrën Adami dhe Eva

*Arthur Conan Doyle nuk ka thënë kurrë “Elemenar, Watson”. Kjo frazë vjen direkt nga një përshtatje televizive e vitit 1929

*Ajnshtajni e braktisi vërtet shkollën, por kishte cilësi befasuese

*Flokët dhe thonjtë nuk vazhdojnë të rriten edhe pas vdekjes

*Sipas mjekëve nuk ëshë problem nëse hahet, përpara se të bëni banjë

*Shikimi i televizorit nuk i bën keq shikimit, më shumë të bën dembelë dhe të trashë

*Ekzistojnë më shumë se 3 ngjyra primare

*S’është e vërtetë se mund të shihet muri kinez edhe nga hapësira

*Gutenberg nuk krijoi makinën e parë të shkrimit. Ishte Kina shumë më përpara

*Njerëzit e thjeshtë zotërojnë më shumë se 5 ndjenja, kurse shkencëtarët thuhet se posdeojnë nga 14 deri në 20

/hugwords.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ja 24 te verteta, që njerëzve u jane fiksuar gabim Empty Re: Ja 24 te verteta, që njerëzve u jane fiksuar gabim

Sat 20 Apr 2013 - 0:00
na habite dhe ti sonde Ja 24 te verteta, që njerëzve u jane fiksuar gabim 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi