Një në dhjetë studiues në Gjermani është i huaj
Wed 24 Apr 2013 - 19:49
Gjermania ka forcë tërheqëse si vend studimesh, megjithatë ka nevojë për përmirësime.
Gjermania si vend i shkencës ndodhet para një sfide. Sipas vlerësimeve, në vitin 2030 në Gjermani do të punojnë në sektorin e "kërkimit dhe zhvillimit" rreth 2,1 milionë persona. Dy të tretat e vendeve të punës do të jenë për ata që kanë përfunduar shkollat e larta.
Këto shifra janë bërë të njohura nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) në një studim aktual, transmeton albinfo.
Duke pasur parasysh parashikimet për zhvillimin e popullsisë, është e qartë se Gjermania ka nevojë për më shumë shkencëtarë që të vijnë nga vendet e tjera, në mënyrë që të zihen vendet e punës që janë në numër të madh, raporton DW. Pjesa më e madhe e shkencëtarëve të huaj janë të kënaqur me Gjermaninë si vend pune dhe jetese. Jo vetëm së fundi, iniciativa për nivelin e ekselencës e Landeve dhe e Federatës ka bërë që shumë universitete gjermane të investojnë në ofertat e tyre, në mënyrë që të bëhen interesante për studiuesit nga vendet e tjera.
Edhe institutet kërkimore gjermane që vlerësohen në botë për kualitetin e tyre, si për shembull, Instituti Die Max-Planck ose Shoqëria Helmholtz, si dhe institutet kërkimore të koncerneve të mëdha joshin të vijnë në Gjermani shkencëtarë ndërkombëtarë tëe nivelit të lartë.
Pajisja e përshtatshme e shkollave të larta është një nga aspektet që ndikon për ta ndier veten mirë në Gjermani, thotë Georg Scholl, zëdhënës i shtypit të Fondacionit Alexander-von-Humboldt: "Ne pyesim të gjithë bursistët si i kanë përjetuar të ashtuquajturit faktorë të butë, si kujdesi për fëmijët, burokracia apo njohuritë e gjermanishtes në popull.
Rreth 91 për qind e tyre janë të kënaqur dhe thonë se do të dëshironin të vinin sërish". Kritika ka pasur kryesisht për burokracinë e madhe dhe kërkimi pa shpresë për të gjetur apartamente banimi në qytetet universitare.
Ndërkohë disa universitete kanë reaguar ndaj kritikave dhe kanë krijuar qendra speciale për akademikët e huaj.
Në këto "Welcome Points" studiuesit e huaj marrin ndihmë për çështjet organizative, në mënyrë që të mos harxhojnë shumë kohë të panevojshme nga jeta e tyre shkencore.
80 për qind e rreth 800 mijë studiuesve në Gjermani bëjnë pjesë në grupin ISCO 2 të profesioneve.
Në këtë grup përfshihen të gjithë studiuesit e shkencave natyrore dhe inxhinierët. Edhe te studiuesit e huaj më shumë se 11,2 për qind janë matematikantë dhe informatikantë.
Ky rezultat është për Andreas H. Block, autor i studimit: "Shkencëtarët e huaj në Gjermani", një shenjë e mirë.
"Duke pasur parasysh ankesat e shpeshta për mungesë force të specializuar, rezultati që kemi nxjerrë ne është i kënaqshëm edhe për ekonominë, sepse ai thotë se ne tërheqim personel të kualifikuar për sektorët që kanë nevojë në Gjermani."
Më shumë se gjysma e shkencëtarëve të huaj vijnë nga vendet e BE-së. Ata kanë të drejtën e zgjedhjes së lirë të vendit të punës. Edhe për studiuesit nga vende të treat, si Kina, India dhe SHBA-ja, Gjermania është një vend interesant.
Kushtet juridike janë shumë të mira në krahasimet e bëra për të gjitha vendet, thotë një studim i OECD-së. Përveç kësaj, për shkencëtarët që duan të vijnë në Gjermani janë bërë lehtësime të ndryshme kohët e fundit.
"Testet që bëhen në tregun e punës janë hequr gradualisht, niveli i rrogave është përmirësuar për profesionet e mangëta dhe me „Kartën Blu“ merret një titull, që është interesant për studiuesit".www.mtv.com

Re: Një në dhjetë studiues në Gjermani është i huaj
Wed 24 Apr 2013 - 22:13
Eshte e vertete se ne gjermani ka shum te huaj per shkak se kushtet jane shume te volitshme,sepse shkollimi edhe pere te huajt eshte falas duke filluar nga shkolla fillore e deri te studimet univerzitare eshte falas
- Dhurimi, të ndihmosh një të huaj është e vështirë
- Te "luftosh"per ti dhene nje fitore nje vendi te huaj,eshte e drejte?
- E keni ven re qe, shoqeria shqiptare ne krahasim me ate te huaj eshte shume ndryshe.??!
- Sipas jush nje lidhje serioze me nje vajze/ djale te huaj eshte e mundur ?
- Të huaj në Greqi ,të huaj edhe në Shqipëri
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi