Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën..... Empty Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën.....

Fri 26 Apr 2013 - 0:38
Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën..... 821fc787-1f63-4e0e-8dbb-d71cd9edbb84---0-
Ajo nuk ishte e bukur, nuk ndiqte modën por kishte shpirtin e saj te mbledhur si ne një bace gjithë stilin e botes se veshjes.
Gruaja qe zhduku nga historia burgosjen e korseve dhe veshi fustanet e lirshëm, zëvendësoi gjerdanet e rende me perla te bardha. Bluzat me vija te cilat i veshim sot pas me shume se gjysme shekulli janë te një gruaje te imët e te holle qe dikur ka thënë shprehjen “Moda kalon, vetëm stili mbetet”. Thjeshtësia thoshte Coco ishte vete bukuria gjë qe shpjegon pse gjitha ato T-shirt, balerina, fustanet me perla dhe xhaketat me katër kopsa janë sot muza e te gjithë femrave me klas. Ja dhjete këshillat e legjendës se modës qe një femër duhet ti këtë parasysh.

1- Veshjet duhet te jene domosdoshmërish te rehatshme se ne te kundërt nuk quhen luks.

2- Pantallonat e bëjnë një femër te lire. Mbani gjithmonë te tilla ne gardërobë.

3- Një fund perfekt duhet ti mbuloje gjunjët.

4- Fustani i zi dhe i thjeshte nuk është vetëm për dite te zeze. Ai është vete eleganca juaj.

5- Një kostum perfekt duhet te këtë pak femër dhe mashkull brenda.

6- Sa me shume aksesor aq me mire! Por mos harroni para se dilni hiqni aksesorin e fundit, është gjithmonë një qe del tepër.

7- Këpucë me stil janë ato qe kane dy ngjyra

8- Çantat qe mbahen te varura ne krah “Shoulders bags” janë me te mirat ne bote.

9- Xhaketa duhet te jete detyrimisht e një materiali te bute.

10- Nëse nuk keni hedhur parfum me mire zhvishuni dhe rrini ne shtëpi.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi