Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Mjedisi, Odeta Nishani në aksion për pastrimin e plazheve Empty Mjedisi, Odeta Nishani në aksion për pastrimin e plazheve

Sun 28 Apr 2013 - 11:13
Qindra qytetarë, nxënës të shkollave të mesme dhe Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve iu bashkuan të shtunën nismës së ndërmarrë nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, për pastrimin e mjedisit publik nga mbetjet urbane, në plazhe dhe qytete.
Mjedisi, Odeta Nishani në aksion për pastrimin e plazheve 119681
Korça, Lezha, Vlora, Durrësi dhe bregdeti i Gjirit të Lalzit ishin pesë zonat e para ku u përqëndrua aksioni qytetar për pastrimin e mjedisit, në kuadër të nismës "E shtuna e fundit e muajit-Ditë e Pastrimit Mjedisor".
Mjedisi, Odeta Nishani në aksion për pastrimin e plazheve 119682
Në cilësinë e Presidentes së Nderit të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve dhe si nismëtare e kësaj fushate, Zonja e Parë ishte e pranishme në aksionin qytetar pranë Gjirit të Lalzit dhe në qytetin e Durrësit, pranë shkollave të mesme "Leonik Tomeo" dhe "Naim Frashëri".
Mjedisi, Odeta Nishani në aksion për pastrimin e plazheve 119684
Duke falenderuar nxënësit e shkollave dhe qytetarët që iu bashkuan këtij aksioni, Zonja e Parë tha se kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë pastrimi, por dhe një ditë reflektimi për mbrojtjen e mjedisit. "Korpusi i Vullnetarëve ashtu siç kishte njoftuar, sot të shtunën e fundit të muajit prill, ka filluar aksionin këtu në zonën turistike të Gjirit të Lalzit. Paralelisht aksioni ka nisur në disa qytete të Shqipërisë, në Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Durrës. Me këtë rast dua t'i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të fillojnë ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në burim. Që do të thotë, që secili në shtëpinë e tij të ketë dy kosha; një për mbetjet e riciklueshme dhe një për ato të pariciklueshme, në mënyrë që të kemi sa më pak mbetje të shpërndara në territor", theksoi Zonja e Parë.
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi