Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Empty U gjymtuan në emër të nderit familjar!

Mon 6 May 2013 - 19:29
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  F.0604213505852_mShifrat për vitin 2011 kanë qenë: 943, 9, 98, 47 dhe 38. Në Pakistan ky nuk ishte kombinacioni fitues në lotari, por numri i femrave të vrara, atyre të cilave u është prerë hunda, që janë maltretuar fizikisht, që janë djegur dhe tek të cilat është derdhur thartira - në emër të nderit familjar! Këto janë shifrat zyrtare me të cilat disponon Këshilli pakistanez për të Drejtat e Njeriut
Pas gjashtë viteve të abuzimit, burri ia ka prerë Alahi Rakit hundën duke i thënë: “Më nuk je e bukur”! Pastaj me brisk ia ka prerë këmbën e djathtë, duke e dënuar pse ka dalë nga shtëpia pa leje të tij.
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Sakat1
“Gruaja është grua vetëm në shtëpi, në rrugë është një lavire", ka thënë burri i saj. Kështu ai është justifikuar në rrethin e tij, i cili nuk e ka dënuar këtë krim.

Kjo ndodhi 32 vjet më parë, kur Raki ishte vetëm 19 vjeçe. Me burrin është martuar kur ishte 13 vjeçe. Fytyrën e saj të sakatuar e ka fshehur nën vello, derisa një kirurg tash së voni vendosi që t’ia heq lëkurën nga brinjët për t’ia bërë një hundë të re.
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Sakat2
Në Pakistan hunda është simbol i nderit të familjes, prandaj shpesh është objekt i sulmeve brutale nga bashkëshortët ose propozuesit e refuzuar apo të fyer. Arsyet janë shpesh edhe dyshimet në pabesinë e gruas, në dëshirën e saj për t’u shkurorëzuar apo veshjen “jo të duhur”.

Rastet e gjymtimit të grave në Pakistan pothuaj kurrë nuk arrijnë në procese gjyqësore, sepse zakonisht përfundojnë me lirimin nga akuzat apo me dënime të lehta. Për shembull, burri i Rakinës i ka kaluar vetëm 10 muaj në burg. Ai është liruar sepse ka premtuar se do t’i paguajë asaj shpenzimet e operacionit, gjë të cilën kurrë nuk e ka bërë.
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Sakat3
Në të njëjtën kohë, përpjekjet që krimet kundër grave në emër të nderit të familjes të dënohen sipas ligjit, hasin në rezistencën e fortë të partive islamike të cilat publikisht mbështesin talebanët në Afganistanin fqinj, ndërsa në Pakistan janë pjesë e koalicionit qeverisës. Megjithëse projektligji që kriminalizon këto krime ka kaluar në Dhomën e Ultë të Parlamentit të Pakistanit, ai është stopuar në Dhomën e Lartë me arsyetimin se ky ligj do ta “perëndimonte” Pakistanin dhe do të shkatërronte institucionet tradicionale familjare.
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Sakat4
Përveç kësaj, edhe martesat e aranzhuara nuk lejohen me ligj, por kjo praktikë vazhdon të jetë e përhapur dhe pa iu nënshtruar sanksioneve ligjore.

Në Islamabad, në kryeqytetin e Pakistanit, vepron Fondacioni për viktimat e sulmit me thartirë që i ndihmon femrat me fytyra të sakatuara që të përballojnë stigmën shoqërore, por që kërkojnë po ashtu ndihmën e mjekut për to.
U gjymtuan në emër të nderit familjar!  Sakat5
Atje ka hasur në ndihmë edhe Raki. Edhe pse si shumë femra tjera ka menduar vetëvrasjen pas asaj që i ka ndodhur, ajo sot mendon ndryshe.

"i falem Zotit që nuk e kam vrarë veten”, ka thënë ajo. “Jeta është një bekim”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi