Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre Empty 60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre

Tue 7 May 2013 - 23:04
60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre Gruaja0705Me shumë topmodele që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre, nuk është e habitshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun.

Kështu, një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe, zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mire, kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë.

Sipas këtij sondazhi, në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme, 60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre, ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’i shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes së sikletshme që kanë me imazhin e tyre.

Anketimi tregoi se problemi më i madh i femrave qëndron me dhjamin në pjesën e barkut, ndjekur nga shqetësimi për mbipeshën, mungesën e tonifikimit dhe celuliti.

Në përgjithësi, pjesa më pak e pëlqyer e trupit tek rezultoi të ishte barku, pasuar nga kofshët.

Të pyetura për jetën seksuale, 33% e të anketuarave pranuan se ajo është dëmtuar si rrjedhojë e mungesës së besimit në trupin e tyre, ndërsa 15% dëshmuan se përkujdesja e partnerit është zbehur si rrjedhojë e kalimit të moshës dhe shtimit në peshë..top-channel.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre Empty Re: 60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre

Tue 7 May 2013 - 23:06
uff sa vape qe kam sonde
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi