10 Gjërat Të Cilat Asnjëherë Nuk Duhet T`Ia Thoni Një Shtatzëne!
Wed 8 May 2013 - 14:42
Nënat e ardhshme shpesh ballafaqohen me shikime, buzëqeshje dhe komente, për gjendjen e tyre dhe për rolin e tyre të ri në jetë. Mirëpo, ndodh që ndonjëherë këto komente, nuk janë edhe shumë taktike.
Këto situata nuk do të thotë që janë pasoja të qëllimeve të kqija, jondjeshmërisë apo paditurisë, por kjo nuk do të thotë që nuk shkaktojnë reakcion të padëshiruar tek gruaja e cila ndodhet në një kaos hormonal. Pra, ne do të ju paraqesim dhjetë gjëra të cilat asnjë shtatzënë nuk dëshiron ti ndëgjojë.
Shkurt dhe qartë – nëse me të vërtetë nuk jeni shtatzënë atëherë ky krahasim është i papërshtatshëm.
“Uaa sa je trashur!”
Ka mundësi që shtatzania juaj ka ndikuar dukshëm në korpulencën e miqve, shoqeve, apo kolegeve tuaja, por ky konstatim është gjëja e fundit që ndonjë shtatzënë dëshiron të ndëgjojë. A është e këndshme që të komentoni peshën e një personi i cili lufton me kilogramët? Asesi! Disa rregulla të mendjes së shëndoshë dhe edukimit personal bazohen edhe në shtatzëna.
“Me të vërtetë, nuk duhet që të…”
Ushtrosh. Bartësh karigen. Vish në punë. Shtatzania nuk është sëmundje, dhe nëse me komentet e tuaja krijoni përshtypje sikur bëhet fjalë për një gjendje serioze mjekësore, nënat e ardhshme do të fillojnë të ndihen sikur janë të hendikepuara.
“Mendoj që nuk duhesh që të…”
Përdorësh anestezion epidural gjatë lindjes. Mundohesh që me çdo çmim të lindësh në mënyrë natyrale. Lejosh partnerin të merr pjesë në lindje. Plani i lindjes, për secilën shtatzënë është gjë personale. Nëse ajo e dëshiron mendimin tuaj, do t`jua kërkojë këtë.
“Kënaqu në këto muajt e fundit të lirisë!”
Amësia për shumicën e grave është roli më emocionues dhe më i rëndësishëm jetësor. Për këtë mendimi i “robërimit të përjetshëm”, në këtë mënyrë, është gjëja e fundit që dëshiron të ndëgjojë një shtatzënë. Komentet negative në lidhje me rritjen e fëmijëve, thjeshtë mbani për vetvete.
“Nuk duhet që këtë ta hash/pish”
Shtatzënat instiktivisht ndjejnë se çfarë munden dhe çfarë nuk munden të hanë/pinë. Poashtu, dëshirën për një lloj ushqimi të caktuar, e përcaktojnë hormonet dhe ndjenja e brendshme. Për këtë, nëse nëna e ardhshme dëshiron të hajë/pijë ndonjë gjë me çdo kusht, lëreni le të kënaqet.
“Foshnja jote do të jetë e madhe/imët”
Për çfarë mendon secila shtatzënë? Natyrisht, për foshnjen se si do të vijë në këtë botë! Por, mjeku i cili e përcjellë shtatzaninë dhe i cili i kryen vizitat me ultrazë, është personi i vetëm i cili mund të vlerësojë madhësinë e foshnjes, rreziqet potenciale dhe komplikimet, nënës së ardhshme.
“Çfarë nëse foshnja jote…”
Ka buzë të lepurit? Nuk dëgjon? Ka ndonjë çrregullim kromozomal? Nënat e ardhshme kalojnë shumë kohë duke menduar rreth asaj se “çfarë nëse”, prandaj nuk kanë nevojë që dikush t`ju përforcojë brengat dhe frikën e fshehur.
“Dukesh e lodhur.”
Bartja e foshnjes për nëntë muaj, nuk është fare punë e lehtë. Prandaj, nëse shtatzëna duket e lodhur, atëherë edhe është e lodhur. Është e kuptueshme, që në atë situatë nuk është fare e nevojshme që dikush t`ia përkujtojë se si ndjehet apo se si duket. Më së miri është që ti jepni përkrahje dhe ta komplimentoni me “dukesh fantastike!”
“Ende asgjë?”
Nëse deri më tani nuk jeni informuar që foshnja ka lindur, atëherë edhe nuk ka ndodhur, dhe askush nuk ka harruar që të ju tregojë për lajmin e lumtur. Asnjëri nuk e pret me aq padurim dhe aq emocione sa nëna e ardhshme, prandaj pyetjet e juaja vetëm sa mund ta acarojnë nënën e ardhshme.riniaforum

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi