5 këshilla si të joshni një mashkull të turpshëm
Thu 16 May 2013 - 22:01
Jeni dashuruar me një person te turpshëm dhe nuk po ndodh ende asgjë? Ja 5 këshilla për ta bere për vete atë.
Mos e gënjeni
Mos i thoni atij se edhe ju jeni të turpshëm, ndërkohë që në të vërtetë ju keni një personalitet të fortë dhe jeni të çiltra. Nuk është gjë e mirë që një lidhje të filloje me gënjeshtra.
Në asnjë mënyrë mos i thoni atij se duket i turpshëm
Nëse e demoralizoni që në fillim, ai do ketë edhe më shumë frikë të hedh hapa me tej. Vendoseni vetën në vendin e tij. A do iu pëlqente që dikush t’iu vinte në pah të metat?
Dëgjojeni me vëmendje
Që një person i turpshëm të flasë është gjë e madhe, prandaj mos bëni gabim ta ndërprisni atë herë pas here sepse nuk do marrë më guximin të flasë. Lëreni të mbarojë frazat që të mësoni edhe më shumë për të.
Ngacmojeni
Ai mund të jetë i turpshëm, por në fund të fundit është mashkull. Një kryqëzim duarsh ose këmbësh do jetë sensuale, një vështrim joshës do e bëjë atë ta largojë turpin dhe një shpatull e juaja e nxjerre jashtë do i tërheqë shikimin. Dijeni se disa veprime apo gjeste vlejnë me shume se mijëra fjale.
Hidheni ju hapin e pare
Mos prisni që ai ta hedhe hapin i pari. Shprehjani atij se nuk doni të ngeleni vetëm një shoqe e mirë dhe përkëdheleni tek flokët apo tek qafa. Nëse deri ne takimin e trete asgjë nuk ka ndodhur, dërgojini një sms në të cilën tregohuni më “të qarta”.
Express
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: 5 këshilla si të joshni një mashkull të turpshëm
Sat 18 May 2013 - 14:10
Duhen mbajtur mend kto keshilla
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi