Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit  Empty Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit

Fri 17 May 2013 - 18:02
Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit  Daily-370x211
“E mbani mend Shqipërinë? Vendin e çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport? Ok, gjërat kanë ndryshuar”….

Ishte kjo hyrja po aq intriguese dhe një e vërtetë e thellë ironike e gazetarit britanik Christopher Middleton, në udhëtimin e tij të fundmë drejt Shqipërisë, botuar në gazetën më në zë angleze “Daily Mail”, ditë më parë me titull: “Këndi i Fundmë i Evropës: Plazhet dhe bukuria e Shqipërisë, të fshehura në ujdinë e Ballkanit”.

Por më interesante është shpërndarja e këtij shkrimi në rrjetin social në “Facebook”, për më tepër që kësaj radhe ironia angleze nuk ka goditur serish, por ka folur në mënyrë të paqtë për mrekullitë shqiptare.

I pari, Chris Casey një amerikan i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, shprehet se “Po, por ama Norman është ende humoristik! Do ta shihni se si do dynden tashmë britanikët këtu…duke blerë shtëpi, e duke vijuar më tej se “duhet të ketë qenë e hidhur dhe e rëndë e gjithë periudha komuniste. Duke u përpjekur ta kapni Perëndimin në disa vite, kjo nuk është aspak e lehtë”.

“Jam i nderuar që kam mundësinë ta vizitoj këtë vend dhe ta eksploroj, thotë Casey, i cili prej disa kohësh jeton e punon në Shqipëri, duke vijuar se “është një vend i bukur, me njerëz tejet miqësorë, të durueshëm e të dashur. Këto ndjesi nuk mund ti gjesh ngado, e ju duhet ti rrisni e ti kultivoni edhe më tej. Shpresoj që gjërat të zhvillohen më shumë (në Shqipëri), si ekonomikisht ashtu dhe nga ana njerëzore, e gjithashtu të zhvilloni më tej historinë, e po ashtu fshatrat apo periferitë, të cilat duhet të jenë në vëmendje të këtij procesi”.

Më tej kolegu britanik Middleton, përshkruan në detaje udhëtimin e tij nëpër Shqipëri ku citon se, “njëherë e një kohë, të vetmit turistë që vinin ishin studentët e edukuar stalinistë. Sot, është një paketë për gjithë familjarët në kërkim të një ujdie të bukur pushimesh e për më shumë madje”. Shqipëria, përshkruan gazetari Middleton, “është si Spanja e 50 viteve më parë, madje edhe në çmime të arsyeshme. Të pushosh në bregdetin Adriatik si dhe plazhet me rërë të gjata prej prej disa miljesh, ju do gjeni çmime që do t’ju buzëqeshin”. Një kafe sipas kolegut britanik është 40 peni (penny), një birrë është 90 peni, ndërsa një shishe verë është veçse 4 sterlina.

Në artikullin e tij ai përshkruan se si mund të arrish në Shqipëri nga aeroporti anglez i “Gatwick”-ut, ku ed
he janë 4 fluturime çdo javë drejt Tiranës.
Dy janë udhëtimet më të mëdha sipas “Daily Mail”, “Durrësi (apo Dyrrachion) dhe resorti afër saj, qyteza e Golemit…ku mund të hash një darkë të shijshme atëherë kur gati perëndon dielli, e cila të kushton pothuajse 1000 lek, apo përafërsisht 6 sterlina.

“E vetmja gjë e papranueshme në Durrës, është vetmia”. Kjo, sipas gazetës më të madhe britanike, është edhe peizazhi sipër kodrës së Durrësit ku ndodhet vila e shkatërruar apo Pallati Veror i Mbretit Zog, i ndërtuar në vitin 1939.

Më tej gazetari britanik përshkruan udhëtimin e tij drejt Gjirit të Lalzit, ku edhe pati takuar bashkëpatriotët e tij anglezë, të cilët kishin blerë apartamente në këtë zonë, si ish-pilotin 65-vjeçar Chris Esdale-Pearson dhe bashkëshorten e tij.
“Plazhi është i mrekullueshëm shumë afër maleve, e është një vend i cili ja vlen të eksplorohet. Nuk ka më tashmë dyshim që Shqipëria është një treg drejt suksesit”, thonë dy bashkëshortët anglezë, cituar nga “Daily Mail”.

Middleton përshkruan më tej edhe Tiranën, kryeqytetin shqiptar, që nga Sheshi Skënderbej e deri te qoftet në rrugët e Tiranës…
Artikulli përmbyllet duke thënë faleminderit dhe mirupafshim në gjuhën shqipe, por komentet në këtë faqe janë akoma më interesante…
Një i ri nga Australia, thotë ndër të tjerash se “Shkoj shpesh në Evropë që nga Spanja e deri në Greqi apo Itali, e së fundmi në Shqipëri, ku edhe kam eksploruar e kam shijuar kënaqësitë e bukurive natyrore.

“Ndihem si mbret, pasi jam ndjerë ngaherë i respektuar dhe është tejet lirë”, thotë ai, ndërsa një komentuese nga Irlanda është kurioze nga ky shkrim duke thënë se “Do doja ta vizitoja këte vend interesant”.

E mbani mend Shqipërinë? Ai vend i çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport në se i kishit të gjata? Ata urrenin çdo gjë Perëndimore, por njëherazi ishin të çmendur pas filmave të Norman Wisdom? Në rregull, këto kanë ndryshuar”.

(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi