Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

TRIMAT E GOLLAKUT Empty TRIMAT E GOLLAKUT

Fri 17 May 2013 - 21:16
Demir KRASNIQI:


TRIMAT E GOLLAKUT

S’ po m’ zen gjumi prej merakut –
T’ dal t’ pushoj n’ Malësi t’ Gollakut !
T’ ia ngrehë telat çiftelisë –
T’ ia këndoj trimat Malësisë !

T’ dal te kodra e Mërçezit –
T’ këndoj trimat brez pas brezit !
T’ dal te Kulla e Tugjecit –
T’ këndoj këngën Shyt Marecit !

T’ ulëm n’ rrafsh , n’ themele t’ Hanit –
T’ i këndoj Shefeqet Kapetanit !
T’ ulëm n’ rrafsh te Dardha e Mrizit –
T’ i këndoj Mulla Idrizit !

T’ ulëm n’ rrafsh nën hije t’ blinit –
T’i këndoj Fejzë Ibrahimit !
Me gisht n’ vesh , t’ ia them mekamit –
T’ i këndoj Hajdar Bajramit !

Të pi ujë te Kroi i Ahut –
T’i këndoj Halil Fejzullahut !
Ta shuaj mallin në Zabel –
Me kavall të Bacit Nel !

T’ i këndoj Asllan Dabishecit ,
Mustafë Hoxhës prej Nishecit ,
T’ këndoj Shahin Liman Zajçecit ,
Ramë Halitit prej Gjyrishecit !

T’ shkoj te Kroi i Dafinës –
T’ këndoj trimat e Hajkobillës ,
Që kanë mbrojt me gjak kufirin ,
T’ këndoj Xhemajl Ramiz Tahirin !

T’ shkoj në pllajat e Gllogovicës –
T’ i këndoj Ajet Kosovicës !
Ajet Bllatës edhe Veselit ,
Liridashësve t’ gurë - themelit !



T’i këndoj trimat nga këto treva –
Mehmet Krileva e Bejtë Pireva ...
T’ këndoj trimat e gjithë trollit ,
Zahir Cakollit , Basri Canollit !...

T’ jehojë kënga e Krasniqit –
Përtej maleve të Lajçiqit !...
T’i këndoj Behlul Klaiqit ,
T’ i këndoj Lam e Liman Shahiqit !...

T’ dal në Kikë te Gurra e Lakut –
T’ ia këndoj këngën Lot Vakut !
T’ ulëm rrafsh n’ themel t’ konakut –
T’ këndoj këngën e Malë Zuzakut !

T’ shkoj te Gurra e Novakut –
T’ i këndoj Ali Buzakut !
T’ ulëm rrafsh n’ themele t’ odës –
T’i këndoj Zymer Bekë Dodës !

T’ shkoj te malet e Tërpezës –
T’i këndoj Muharrem Fejzës !
T’ ulëm rrafsh në maje t’ Tepes –
T’ këndoj këngën Kadri Zekës !

N’ male e n’ kodra këngët s’ ndalen –
Do t’ këndoj për Rexhep Malën !
T’ dal në Gëmicë te Mali i Kishës –
T’i këndoj Nuhi Berishës !

T’ shkoj te malet e Lisockës –
T’ i këndoj Zeqir Marocës !
T’ dal mbi kodër të Magurës –
T’i këndoj Xheladin Zhujës !

T’ shkoj te malet e Dazhnicës –
T’ këndoj këngën e Sylë Zarbincës !
T’ kaloj lugjet e Koporrnicës –
T’ këndoj këngën e Lam Breznicës !

Të sodis brigjeve , shpatit –
T’ i këndoj Isa Kastratit !
T’ kaloj lugjet e Hodonocit –
T’ i këndoj Metush Dajkocit !


Me këngë zemre këndoj Gollakun –
Trimave t’ tij nuk ua ha hakun !
Do t’ dal prapë në tjetrën verë –
Do t’ këndoj për trimat tjerë !...
TRIMAT E GOLLAKUT DemirKrasniqi2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi