Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj? Empty A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj?

Sat 18 May 2013 - 11:10
A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj? Kontroll-1368793860
A jeni edhe ju njëri nga ata persona të cilat janë të prirë për kontrollimin e rreptë të të dashurit? Ndoshta për këtë nuk jeni e vetëdijshme, por kujdes, pasi që kjo mund të shndërrohet në një problem të madh. I dashuri të ka thënë se do t’ju lajmërohet menjëherë pas përfundimit të mësimit, dhe ai nëse është vonuar 10 minuta dhe nuk ju ka thirrur keni filluar të nervozoheni?
Nuk jeni e kënaqur që i dashuri i juaj më në fund është takuar me shokët për ndonjë pije pasi që me muaj nuk janë takuar, dhe këtë e ka bërë pa ty? Zakonisht nuk ju zihet vendi vend dhe atë vazhdimisht e thirrni në telefon, e kontrolloni apo paraqitesh në vendin ku gjendet! Shokët të konsiderojnë “paciente për mjekim”, ndërsa i dashuri juaj ju konsideron si objekt për tallje për shkak të misioneve tuaja të vazhdueshme të spiunimit. Nëse e keni gjetur veten në situatat e lartpërmendura, atëherë jeni në rrugë të mirë “ta çmendni” të dashurin tuaj! Natyrisht, jeni e lumtur se më në fund jeni në lidhje me një super djalosh i cili të pëlqen dhe do të dëshironit të kaloni disa momente me të, por duhet të përmbaheni që mos ta detyroni të dashurin të ik nga ju.
- Pasiguria: Arsyeja për këtë ndoshta është pasiguria që shkakton xhelozinë të cilës nuk mund t’i ikë askush. Pajtohemi që xhelozia në kufijtë e normale është e mirë për lidhjen, por nëse kjo është më e madhe atëherë gjithsesi që gjërat do të komplikohen. Nëse në kokë vazhdimisht të sillet skenari se ai atje jashtë do të takojë një person më të bukur, më të mirë, më interesante me të cilën mund t’ju zëvendësojë, për këtë mund të shndërroheni në vajzë e cila vazhdimisht e përcjell, vëzhgon dhe e lodhë parterin e saj, ndërsa ndarja natyrisht është më afër se kurrë.
- Ju i pëlqeni: Nëse partneri ju ka zgjedhur juve, do të thotë se për ndonjë arsye ju i pëlqeni (edhe pse kjo juve ndonjëherë u duket e pabesueshme), dhe jo dikush tjetër, andaj këtë fakt futeni njëherë e përgjithmonë në kokën tuaj. Përveç kësaj, me skena të xhelozisë dhe akuza nuk do të arrini asgjë, por vetëm do ta largoni nga vetja. Natyrisht, recetë e mirë, e cila vazhdimisht ka sukses është vetëbesimi i cili ka ndikim te i dashuri juaj.
- Largoni dyshimet: Më së miri është t’i largoni dyshimet e këtilla dhe të përqendroheni si duhet në lidhje. Përndryshe, askush nuk mundet me qenë me dikë 24 orë në ditë (dhe besojmë që po të ndodhte kështu të dashurit tuaj do t’i gërditeshin shpejt), për këtë më së miri është, që i dashuri juaj të kalojë një kohë me shoqërinë e tij, ju të argëtoheni me miqtë tuaj për të cilët nuk keni kohë që kur e keni filluar lidhjen, apo merruni me diçka që ju disponon.

/ ZERI INFO /
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj? Empty Re: A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj?

Mon 20 May 2013 - 14:21
Sigurisht nese kisha dyshime ne te...!!
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj? Empty Re: A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj?

Mon 20 May 2013 - 14:22
me menyren time po
Sponsored content

A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj? Empty Re: A e kontrolloni edhe ju të dashurin tuaj?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi