Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Goditje e radhës për Miley Empty Goditje e radhës për Miley

Sun 26 May 2013 - 13:43
Goditje e radhës për Miley Liam-1369568207
Një goditje tjetër e rëndë vjen për Miley Cyrus, pasi i fejuari i saj Liam Hemsworth, është përafruar shumë me kolegen e tij nga filmi ‘Hunger Games’, Jennifer Lawrence. Çifti është parë duke u puthur dhe përqafuar në publik derisa ishin në Kanë të Francës, gjatë një ndeje.
“Liam dhe Jennifer kanë qëndruar bashkë tërë natën. Ata vazhdimisht qeshnin dhe e përkëdhelnin njëri-tjetrin. Jennifer tërë kohën e mbante dorën mbi gjurin e tij. Dhe në fund kanë pasuar edhe puthjet dhe përqafimet e zjarrta”, ka rrëfyer një burim.
Liam 23-vjeç gjithmonë ka qenë i interesuar për Jennifer-in, por kurrë nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim, pasi që nga viti 2009 ishte në lidhje me Miley.
Edhe Jennifer ishte në lidhje me aktorin Nicholas Hoult, por ishte ndarë në janar të këtij viti. Por tani pasi lidhja e tij me Miley është lëkundur shumë së fundmi, ai ka filluar t’i shpreh ndjenjat e tij ndaj saj dhe lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi