Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Gjithmonë kam qenë një vajzë e zjarrtë Empty Gjithmonë kam qenë një vajzë e zjarrtë

Sun 26 May 2013 - 13:44
Gjithmonë kam qenë një vajzë e zjarrtë Sandra-1369568442
Sandra Valencia padyshim se është njëra nga top-modelet në Amerikën Latine, por edhe më gjerë. Ka filluar të merret me modelim nga mosha 17-vjeçare, ndërsa brenda dy viteve kishte arritur të paraqitet në ballinat e disa nga revistat më të njohura si dhe të reklamojë kreacione të shtëpive të njohura të modës si Diesel, Americanino, Leonisa, Chevignon, Onda de Mar, e shumë të tjera.
E lindur në Kolumbi në vitin 1987, bukuroshja me trup magjepsës, që nga fëmijëria kishte ëndërruar modelimin dhe ia kishte arritur ta përmbush këtë ëndërr, edhe pse rrethi i saj gjithmonë e kishte përqeshur dhe kishte dyshuar në suksesin e saj. Po përveç bukurisë që ka, Sandra ishte një vajzë e cila donte gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, dhe pa ngurrim kishte përdorur format trupore, për të provokuar dhe për të arritur atë që e dëshironte.
“Qysh si e re kam qenë një vajzë problematike dhe e zjarrtë. Në ujërat e dashurisë kam lundruar shumë herët, më saktësisht qysh në moshën 15-vjeçare kam bërë seks. Nuk ishte një përvojë aq e mirë, pasi personi ishte shumë më i madh në moshë se unë. Dhe më pas kam ndërruar të dashurit shumë shpesh”, ka rrëfyer Sandra. Ajo thotë se kur i ka pëlqyer një mashkull, pa marrë parasysh se a ka qenë ai në lidhje apo jo, ka arritur ta pushtojë.
“Nuk kam shikuar aq shumë nëse mashkulli që më pëlqente kishte të dashur apo jo. Bëja të pamundurën që ta pushtoja dhe asnjëherë nuk kam dështuar në qëllimin tim. Dhe natyrisht kam pasur se me çfarë t’i joshi ata dhe nuk kam ngurruar ta përdor sharmin dhe format trupore për ta realizuar këtë”, ka theksuar Sandra, për të shtuar se ende mbetet një vajzë e zjarrtë e cila e di se çfarë do dhe e merr atë.
“Edhe tani jam po aq e zjarrtë sa kur isha e re. Më pëlqen të provokoj me trupin dhe gjestet e mia. Jam mësuar me këtë dhe nuk mund ta heq qafe”, ka përfunduar Sandra.
/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi